Flash

Rama flet për "përjashtimin" e Bushatit: Nuk kam asgjë personale, por...

Lapsi.al 30 July 2019
Rama flet për "përjashtimin" e Bushatit: Nuk kam asgjë

Në konferencën përmbyllëse për 6-mujorin e parë të këtij viti, kryeministri Edi Rama ka folur ndër të tjera edhe lidhur me “përjashtimin” e ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, nga drejtimi i Qarkut të Shkodrës, ku caktoi si pasues Valdrin Pejtrin.

Rama mohoi zërat që kjo lëvizje e ish-kryediplomatit të ishte motivuar nga “ndonjë kritikë shqetësuese”, siç mund të kenë qenë qendrimet e Bushatit lidhur me çështjen e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, apo edhe lidhur me krizën politike në vend. Kreu i qeverisë komentoi edhe kërkesën e një grupi deputetësh të PS-së për largimin e ish-ministrit të Financave, Arben Malaj, nga Bordi Drejtues i Bankës së Shqipërisë, ku vlerësohej se në asnjë prej daljeve publike, Malaj nuk i ka shërbyer interesit më të mirë të BSH-së, si edhe të gjithë sistemit bankar në Shqipëri.

Pse po e largoni një socialist të vjetër si Arben Malaj? A e larguat Bushatin për shkak të qëndrimit të tij kritik?

Rama: E para lidhet me grupin parlament, pyesni deputetët që e kanë kërkuar largimin e zotit Malaj, nuk e besoni, jeni të lirë, unë nuk lexoj dhe është pjesë e paqes edhe kjo, më ndihmon për paqen, nuk lexoj. Përveçse në raste shumë të rralla gjëra që mi rekomando Fuga, se çfarë mund të ketë thënë Malaj për mua nuk është në gjërat që më kanë rekomanduar për lexim.

E dyta, jam shumë  vëmendshëm ndaj kritikave, unë mbroj mendimet e mia dhe nuk ka asgjë personale me askënd, as me Bashën por me Bashën kam diçka personale që e kam pozitive, por nuk di si ta ndihmoj.

Për sa i përket tjetrës nuk ka asnjë lidhje, nuk më rezulton që Ditmiri të ketë bërë ndonjë kritikë shqetësuese, nuk më rezulton, por edhe sikur të kishte ndodhur nuk ka lidhje, organizimi i ri kërkon disa angazhime dhe ritme, energji, dhe aftësi që bëjnë që të duhen disa ndryshime.

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI