Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Probleme me pagjumësinë? Ilaci është tek masturbimi

Lapsi.al 30 July 2019
Probleme me pagjumësinë? Ilaci është tek masturbimi

Një kompani gjermane sigurimesh shëndetësore, ka marrë vëmendjen e të gjithëve duke thënë se masturbimi është ilaçii duhur për netët e gjata pa gjumë. Kompania Barmer tha në një postim në Facebook se njerëzit të cilët e kanë të vështirë të bien në gjumë, duhet ta provojnë këtë praktikë – dhe sugjeroi të përdorni një lodër seksi.

Daniel Freudenereich, një zëdhënës i Barmer, tha se postimi është i vërtetë. Ai tha se kompania dëshironte të fliste rreth kësaj teme tabu, në një mënyrë kreative.

Ai i tha Spiegel: “Janë disa tema që shpesh mbahen sekret – edhe pse i shqetëson shumë njerëz”.

Megjithatë, ata që janë të siguruar nga kjo kompani, nuk do të rimbursohen për çdo lodër seksi që blejnë. Në hapësirën për komente në postim, kompania tha se nuk mund te ndihmojë askënd që të blejë çfarëdo vegle, pasi “vetëm sigurimi shëndetësor vjen nga ne”, thanë ata.

Sipas informacioneve të tyre, Barmer ka rreth 9.2 milionë klientë në Gjermani – duke u bërë kështu kompania e dytë më e madhe në Gjermani për sigurime shëndetësore, pas Techniker Krankenkasse

Të këshilluara

Instagram, rrjeti më i dëmshëm social

Llogaritë adiktive të modeleve të fitness-it, të udhëtimeve ekzotike dhe momenteve të përsosura të fotografive shpesh nuk përputhen me jetët tona relativisht ru...

18:02

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI