Flash

Përplasje me armë mes shqiptarëve dhe italianëve, 2 të plagosur dhe 5 të arrestuar

Lapsi.al 30 July 2019
Përplasje me armë mes shqiptarëve dhe italianëve, 2 të

Një përleshje me armë ndodhi mes një grupi shqiptarësh dhe disa italianëve mbrëmjen e së hënës. Mediat italiane shkruajnë se ka pasur edhe të lënduar ndërsa me arritjen e policisë janë vënë në pranga 5 persona.

Sipas të njëjtave burime ngjarja ndodhi në Via della Santa. Sherri kishte nisur fillimisht me sende të forta si shufra hekuri. Me përdorimin e armëve banorët e zonës njoftuan policinë.

Të njëjtat grupe kishin pasur edhe një përplasje 2 vjet më parë, por në atë kohë ngjarja nuk kishte qenë kaq e rëndë. Policia tha se kishte gjetur shenja plumbash në mure.

Dy nga të plagosurit që janë ende në repartin e urgjencës në spital nuk kanë pranuar të bëjnë komente. Policia thotë se po heton shkaqet e ngjarjes, por dyshohet se në fokus janë përplasjet mes bandave. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI