Flash

Neymar lirohet nga akuzat për përdhunim

Lapsi.al 30 July 2019
Neymar lirohet nga akuzat për përdhunim

Më në fund një lajm i mirë për Neymar. Sulmuesi brazilian është liruar nga akuzat e rënda për përdhunim dhe tani mund të jetë i qetë për të vendosur se ku do të vazhdojë karrierën. Policia braziliane nuk do të ngrejë zyrtarisht padi, pasi autoritetet bëjnë të ditur se në përfundim të hetimeve nuk janë gjetur prova për të inkriminuar futbollistin.

Neymar u akuzua nga modelja Najila Trindade, e cila pretendonte se ishte viktimë e dhunës seksuale gjatë takimit me sulmuesin në një hotel të Parisit në fillim të muajit qershor. Por, policia e Sao Paolo ka kërkuar arkivimin e çështjes në gjykatë, e cila duhet të vendosë brenda 15 ditëve, nëse do ta bëjë ose jo këtë gjë. Sipas gazetës “Folha de Sao Paulo”, e cila ka publikuar raportin e plotë të hetimeve, autoritetet kanë gjetur shumë kundërshtime në deklaratat e akuzueses, duke dalë në përfundimin se Neymar nuk e ka kryer krimin e pretenduar. Vetë sulmuesi kishte mohuar me forcë akuzat, ndërsa tani është liruar zyrtarisht nga ato.

Një çlirim i vërtetë në këtë periudhë të ngarkuar për futbollistin sa i përket merkatos. Neymar e ka vendosur se do të largohet të nga Paris SG për t’u rikthyer te Barcelona. Sipas mediave spanjolle, klubi “blaugrana” ka bërë një tjetër ofertë dhe është gati të paguajë 180 milion euro për të patur sërish në dispozicion shërbimet e brazilianit.

Të këshilluara

Nicki Minaj drejt altarit për herë të parë

Nicki Minaj ka marrë një hap të rëndësishëm në jetën e saj sentimentale. Reperja dhe i dashuri i saj Kenneth Petty janë gati që të jetojnë bashkë si një cift i ...

15:19

Ska më pritje, vjen "Indiana Jones 5"

Sipas “Discussing Film”, xhirimet e “Indiana Jones 5” do të nisin në prill të vitit 2020 në Londër, duke konfirmuar përfundimisht thashethemet sipas së cilave p...

14:05

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI