Flash

Negociatat/ "Datën e tetorit e kemi me mik”, Meta sfidë Ramës: Nëse ka dëshirë, e ftoj të na bashkohet...

Lapsi.al 30 July 2019
Negociatat/ "Datën e tetorit e kemi me mik”, Meta sfidë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar pas deklaratës së bërë pak orë më parë nga kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh i keqardhur për titullarin dhe për gjendjen e institucionit të presidencës.

Nuk e kam në plan të takoj Metën por jam gati ta ndihmoj nëse ma kërkon. Sinqerisht jam shumë i keqardhur për presidentin dhe gjëndjen e institucionit. Sic e keni parë jam kursyer dhe do të vazhdoj të kursehem sepse realisht situata e presidentit është e rëndë dhe nuk dua ti krijoj më shumë vështirësi në perceptimin e realitetit.”- u shpreh me ironi për gazetarët Rama.

Në konferencën urgjente për mediat, i pyetur nga gazetarët për citimin e lartparaqitur, Meta u përgjigj duke falenderuar Ramën për solidaritetin e shprehur, duke e “ftuar” në një sfidë.

“Unë e falenderoj për solidaritetin. Unë nevoj për ndihmë nuk kam e di dhe ai e dinë dhe të tjerët.

Sa i takon parametrave të mi ata janë gjithnjë në përmirësim. Këtë e kanë treguar dhe ecjet e mia, dhe tashme jam gati për malin me të lartë atë të Korbait. Dhe e ftoj të na bashkohet dhe Rama.”- tha Meta.

Kreu i shtetit foli edhe për 13 tetorin dhe mundësinë e çeljes së negociatave, duke theksuar se edhe “datën e tetorit e kemi marrë me mik që të mos merrnim një lajm të keq në qershor”.

 

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI