Flash

Konferenca/ Si e argumenton Rama nevojën për prishjen e Teatrit

Lapsi.al 30 July 2019
Konferenca/ Si e argumenton Rama nevojën për prishjen e Teatrit

Teatri aktual nuk ka vlera historike, arkitekturale dhe nuk përbën trashëgimi që duhet ruajtur.  Edi Rama ka folur sot gjatë për planin e shkatërrimit të Teatrit Kombëtar dhe zhvillimit të projektit të ri duke dhënë argumentat e tij se përse zgjidhja që ai mbron është më e mira e mundshme.

Argumenti i parë: Akuzës se kjo është një vepër e pastër korruptive kryeministri i është përgjigjur me logjikën ai mund të jepte leje për gjashtë kullat e famshme pas teritorit të teatrit, nëse qëllim në vetvete do të kishin qenë gratacielat (lexo poshte arkumentat e ndryshem).

Skaneri/ 11 mashtrimet e mëdha për shembjen e teatrit dhe ngritjen e kullave

Argumenti i dytë ishte : teatri aktual nuk mund të rikonstruktohet se ai është një material i përkohshëm që nuk i rreziston kohës. “Ai është i parikuperueshëm” ka thënë Rama.  Ai nuk ka qenë i planifikuar për Teatër Kombëtar dhe në planin Italian teatri nuk parashikohej aty.

Argumenti i tretë : nëse ky teatër i ndërtuar nga ushtria italiane për qefet pas punës (dopolavoro/lexo poshte aegumentimin e kundert nga Aurel Plasari) do të kishte vlera historike dhe arkitekturale, ai do të rindërtohej nga e para fiks ashtu sikurse ka qenë. Por kjo nuk është e nevojshme tha kryeministri se e para ai nuk ka vlera dhe e dyta, po të dëgjohen ata që akuzojnë, privatit do i kushtonte më pak ky lloj rindërtimi, sesa projekti ambicioz i Bjarke Ingels. Por ne kemi detyrimin që të ardhmen ta ndërtojmë sot tha ai.

Aurel Plasari:Edhe një kujtesë Edi Ramës për historinë e teatrit

Më pas Rama ka bërë një ekspoze të gjatë se si ai ka qenë i pari politikan që është angazhuar për ruajtjen e trashigimisë që kur riktheu ministritë në identitet dhe që kur arriti të integrojë fasadën e stadiumit të Bosios tek stadium Arena Kombëtare.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI