Flash

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

Brexit/ Sturgeon kritika Johnson: Po ndjek një vijë të ashpër me BE-në

Lapsi.al 30 July 2019
Brexit/ Sturgeon kritika Johnson: Po ndjek një vijë të

Kryeministrja skoceze, Nicola Sturgeon, e ka akuzuar kryeministrin e porsazgjedhur britanik, Boris Johnson për nxitjen e një Brexit-i pa marrëveshje, një skenari që i druhen më së shumti ekspertët e ekonomisë, që parashikojnë pasoja të ndjeshme në treguesit makroekonomikë të Britanisë së Madhe.

“Kjo është një qeveri e rrezikshme. Rruga që po ndjek është e rrezikshme, për Skocinë por për të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Ai thotë se dëshiron një marrëveshje me BE, por nuk ka asnjë qartësi se si ai mendon ta bëjë këtë, kur aktualisht ai po ndjek një vijë të ashpër. Kjo është e rrezikshme për Skocinë dhe për të gjithë Britaninë e Madhe. Stategjia e zotit Johnson për të rinegociuar një marrëveshje të re me BE ka për të dështuar.”- është shprehur Sturgeon pas takimit të zhvilluar me kreun e qeverisë britanike në Edinburg.

Ministrja e parë e Skocisë parashikon se ecuria e Brexit-it, do të ketë ndikim në vendimin për kohën e mbajtjes së një referendumi të dytë për pavarësinë e Skocisë. Sturgeon shtoi se nuk është demokratike të bllokosh të drejtën e njerëzve të Skocisë për të zgjedhur.

Johnson u prit me fishkëllima një ditë më parë nga protestuesit skoceze pro pavarësisë dhe anti Brexit. Madje, sipas raportimit të “The Guardian”, Johnson u detyrua të dalë nga dera e pasme e ndërtesës së qeverisë lokale.

Një nga përparësitë kyçe të kabinetit të ri britanik konsiderohet finalizimi i procesit të Brexit-it, pasi Johnson ka shprehur vendosmërinë që Britania të largohet nga BE-ja më 31 tetor të këtij viti, me apo pa marrëveshje.

Megjithatë, në fjalimin e parë si kryeministër, Johnson tha se dëshiron të hartojë një marrëveshje të re me BE-në lidhur me Brexit-in, vendim që erdhi pasi 52 % e votuesve u shprehën pro çanëtarësimit të vendit nga Unioni evropian  në referendumin e mbajtur në vitin 2016.

Të këshilluara

Komenti i DW/ Kremini ka frikë nga populli

Elita në pushtet në Moskë reagon gjithnjë e më me nervozizëm ndaj protestave të popullit. Përkundrazi, opozita po e humbet frikën. Ato që të forcojnë janë fi...

22:32

Helmohet lideri i opozitës ruse?

Mjekja personale e kreut të opozitës ruse Aleksei Navalny thotë se ekziston mundësia që Navalny të jetë helmuar me lëndë kimike. “Nuk mund të përjashtojmë që...

18:24

Perëndimi i "Agimit të Artë"

Partia radikale e djathtë "Agimi i Artë" në Greqi drejt fundit: Ajo nuk përfaqësohet më në parlamentin e ri dhe po gërryhet nga grindjet e brendshme. Ishte n...

19:07

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI