Flash

Televizioni publik belg: Protestat kërkojnë fundin e korrupsionit, dorëheqjen e Ramës

Protestat kundër ndërtimit të një resorti luksoz nga familja amerikane Trump janë shndërruar në Shqipëri në një lëvizje që kërkon reforma më të gjera dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Rama vlerësohet si njeriu që modernizoi vendin e tij, por njëkohësisht vazhdon të përballet me akuza për korrupsion dhe klientelizëm. Ky është portreti i një figure politike sa intriguese, aq edhe kontraverse.

13:28

Akademiku: Për pak u përplasa me makinë kur më doli para stadiumi i ri

Lapsi.al 30 July 2019
Akademiku: Për pak u përplasa me makinë kur më doli para

Arkeologu dhe akademiku, Apollon Baçe, i ftuar në emisionin “Tempora” në Ora News, e ka quajtur “përbindësh” stadiumin e ri “Arena Kombëtare”.

Ai tregoi se për pak është përplasur me makinë kur e ka parë stadiumin në krah të godinës së rektoratit të Universitetit për të cilën thotë se se ka një arkitekturë mjaft të veçantë.

“Në vitin 2000 bëhet një VKM dhe e ka firmosur Ilir Meta me propozimin e ministrit të Kulturës, që ishte Edi Rama. Aty bëhet qendra historike dhe ka një rregullore, në të cilën tërë monumentet dhe pjesët fitojnë statusin e trashëgimisë së dytë.

Në kategorinë e parë ti nuk ke të drejtë të ngulësh asnjë gozhdë. Në kategorinë e dytë ti mund të ndërhysh, vë kolltuqe në skenë e bën pak më ndryshe se këto të tjerat. Për këtë arsye ka qenë e tillë.

Në 2017-ën ndërrohet, në 2018-ën ndërrohet sërish dhe e gjithë qendra historike kthehet në 1/3 e saj 12 mijë metra kuadrat ikin fluturojnë. Edhe kjo i hap rrugë ndërtimit të kullave, “përbindëshave” do ti quaja unë.

Unë gati jam përplasur me makinë kur po kaloja tek stadiumi. Kur shoh atë arkitekturë monumentale dhe të bukur, që është rektorati i Universitetit dhe përballë me duhet si ato filmat transformers, një makinë me xhixha dhe ai stadiumi përbindësh”, - deklaroi akademiku Baçe.

[caption id="" align="alignnone" width="875"]Résultat de recherche d'images pour "apollon bace" Akademiku Apollon Baçe[/caption]

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI