Flash

The Albanian Files: Anatomia e "rilindjes arkitekturore" të Edi Ramës

I prezantuar si një album i transformimit arkitekturor të Shqipërisë, libri “The Albanian Files” hedh dritë mbi rolin e kryeministrit Edi Rama dhe vartësve të tij në përzgjedhjen e arkitektëve me famë botërore për projektet private të kullave në Tiranë dhe resorteve në bregdet.

20:59

Teatri/ Rama citon regjisorin e njohur: Qartë dhe shqip, mendoj se duhet një godinë e re

Lapsi.al 29 July 2019
Teatri/ Rama citon regjisorin e njohur: Qartë dhe shqip, mendoj se duhet

Mungesa e unitetit në radhët e komunitetit të artistëve është shfrytëzuar më së mirë nga kryeministri Edi Rama, i cili vijon të ndajë me ndjekësit citimet e figurave të artit skenik dhe të kinematografisë shqiptare, që kanë shprehur dakordësinë për shembjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar.

Sipas një shprehjeje gati proverbiale në lëmin e historisë “nëse do të rrënosh një Perandori,duhet ta përçash atë prej së brendshmi”.  Mesa duket, Rama i ka vënë veshin këtij udhëzimi në vendimin e tij për të finalizuar me domosdo projektin për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Kreu i qeverisë ka reaguar sërish ditën e sotme lidhur me vijimësinë e qendresës së qytetarëve protestues dhe të artistëve kundër zbatimit të projektit për ndërtimin e një Teatri të ri.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”,  pas reagimit të aktores Raimonda Bulku, Ndriçim Xhepa, Drita Haxhirajt dhe regjisorit Leka Bungo, Rama ka postuar në rrjetet e tij sociale deklaratën e dhënë nga regjisori Altin Basha, i cili mes të tjerash  thekson se nevojshmëria për ndërtimin e një godine të re, vjen pasi Teatri ekzistues nuk ofron mundësinë për zhvillimin e një krijimtarie cilësore teatrore.

Mesazhi i Ramës:

Regjizori Altin Basha, një ndër emrat më të spikatur të gjeneratës së re të krijuesve të skenës, mbështet njësoj si shumica dërrmuese e komunitetit teatror shqiptar, ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar dhe shembjen e gërmadhës ekzistuese.

ALTIN BASHA:

Qartë dhe shqip, unë mendoj se duhet një godinë e re. Pjesa muzeale mund të zgjidhet brenda godinës së re. Si regjisor, po ju deklaroj me përgjegjësi, se ajo godinë nuk ofron mundësinë për zhvillimin e një krijimtarie cilësore teatrore dhe, për rrjedhim, një cilësi të ulët produkti për spektatorët dhe qytetarët.

 

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10156868062866523

Të këshilluara

Deti me dallgë, 2 të mbytur në Durrës

Një mjet lundrues është përplasur nga dallgët në Gjirin e Lalzit dhe për pasojë drejtuesi i këtij mjeti, Besmir Margjekaj, ka mbetur fillimisht i plagosur. Ai ë...

17:46

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI