Flash

Teatri Kombëtar/ Reagon sërish Soreca: Më keni keqkuptuar! (...por përsërit të njëjtën gjë)

Lapsi.al 29 July 2019
Teatri Kombëtar/ Reagon sërish Soreca: Më keni keqkuptuar!

Pas reagimeve të shumta të artistëve dhe opinionit publik që mbron godinën e Teatrit Kombëtar ndaj deklaratës së ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ky i fundit ka reaguar sërish. Në një aktivitet në mëngjes tha se çështja e Teatrit është politizuar, por në mbrëmje në Twitter shkroi se përgjigjja e tij kishte dalë jashtë kontekstit.

“Vërej me shqetësim se përgjigjja ime sot në një pyetje mbi çështjen e Teatrit Kombëtar është paraqitur jashtë kontekstit. Prandaj është e dobishme të theksohet se sot kam përsëritur qëndrimin e shprehur tashmë shtatorin e kaluar nga Komisioni Evropian, kur autoritetet kompetente shqiptare u ftuan për të ndjekur pajtueshmërinë me parimet e prokurimit publik të BE-së dhe për të siguruar qasje jo diskriminuese në treg.

Gjithashtu deklarova sot se transparenca e procedurave është thelbësore për të siguruar konkurrencë të drejtë dhe të lirë. Unë shtova se është e nevojshme që të jepet kohë për procedurat institucionale për të marrë një vendim për çdo mosmarrëveshje ligjore që ekziston në këtë çështje, në respekt të plotë të sundimit të ligjit.

Në fund përfundova duke kujtuar se Delegacioni i BE-së është plotësisht i përkushtuar për të mbrojtur lirinë e shprehjes si të drejtë themelore dhe është gati të vazhdojë dialogun me artistët dhe qytetarët e përfshirë” – shkruan Soreca në disa postime në Twitter. 

Edhe pse thotë se deklaratat e tij janë nxjerrë nga konteksti, kjo është e njëjta deklaratë që Sorecxa bëri edhe në mëngjesin e së martës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI