Flash

The Albanian Files: Anatomia e "rilindjes arkitekturore" të Edi Ramës

I prezantuar si një album i transformimit arkitekturor të Shqipërisë, libri “The Albanian Files” hedh dritë mbi rolin e kryeministrit Edi Rama dhe vartësve të tij në përzgjedhjen e arkitektëve me famë botërore për projektet private të kullave në Tiranë dhe resorteve në bregdet.

20:59

Teatri/ Basha nxjerr videon: Për të painformuarit, ky është plani Rama-Veliaj

Lapsi.al 29 July 2019
Teatri/ Basha nxjerr videon: Për të painformuarit, ky është

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një reagim të radhës për çështjen e Teatrit Kombëtar, ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama, se “po përdor e keqpërdor këdo që i del para për të mbrojtur aferën Rama-Veliaj- Mafia të 6 kullave 200 milionë euro”.

Në një status të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, Basha ka postuar bashkëngjitur një video të asaj që e quan “plani Rama-Veliaj-Mafia i Ndërtimit dhe Drogës për 6 kullat 200 milionë euro”, që sipas kryedemokratit është arsyeja e vetme për shembjen e godinës së TK-së.

Postimi i Bashës

Hajduti psiqik Rama vazhdon të përdorë e keqpërdorë këdo që i del para për të mbrojtur aferën Rama-Veliaj- Mafia të 6 kullave 200 milionë euro.

Pa kullat nuk ka asnjë interes për teatër të ri. Afera Rama-Veliaj-Mafia po bën pis dhe hedh dyshime korrupsioni financiar mbi këdo që përdoret dhe nuk distancohet nga kjo aferë e tmerrshme kriminale dhe hajdutërore. Sepse gjoja debati për Teatrin Kombëtar është në fakt për 6 kullat e për të futur në xhep 200 mln euro, dhe jo për Teatrin. Sepse për Rama-Veliaj-Mafian e Ndërtimit dhe të Drogës nuk ka Teatër pa kulla.

Për këdo të painformuar apo të keqinformuar po postoj më poshtë përshkrimin grafik të planit Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës për 6 kullat 200 milionë euro, arsyeja e vetme për prishjen e Teatrit Kombëtar:

 

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/356537341657164/?v=356537341657164

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI