Flash

Rikthehen ditët e nxehta, moti do të ndryshojë në favor të pushuesve

Lapsi.al 29 July 2019
Rikthehen ditët e nxehta, moti do të ndryshojë në favor

Moti i keq me erë të fortë dhe reshje shiu që ka përfshirë vendin në 24 orët e fundit, do të vijojnë përgjatë kësaj të hëne, për t’u përmirësuar në ditët që pasojnë.

Sipas meteorologes Lajda Porja, më të rrezikuara do të jenë zonat bregdetare për shkak të erës që shkakton dallgë të mëdha në det. “Për të gjithë ata që janë duke pushuar gjatë këtyre 3 ditëve dhe ditët e fundit të Korrikut, do të kenë një mot disi të qëndrueshëm sa i përket reshjeve, por parametri i erës, deti i trazuar dhe temperaturat do të jenë më shumë se 32 gradë në zonat bregdetare.”- ka thënë Porja.

Ndërkaq, duke filluar nga data 1 gusht, pritet që kushtet atmosferike të ndryshojnë në favor të pushuesve.

Pritet të kemi direkt një përmirësim të motit, duke filluar që nga data 1. Do të kemi ardhje të masave ajrore të cilat janë me origjinë nga veriu i Afrikës. Përsa i përket vlerave termike, parashikohet që në pjesën e parë të variojnë nga 32 deri në 35 gradë“, parashikon meteorologia.

Gjatë ditës së dielë dy pushues humbën jetën, si pasojë e ndryshimit të menjëhershëm të kushteve klimaterike që shkaktoi dallgë të fuqishme në bregdetin tonë.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI