Flash

Regjisori i përgjigjet "flakë për flakë" Soreca-s: Ja 6 arsyet pse nuk jemi të politizuar

Lapsi.al 29 July 2019
Regjisori i përgjigjet "flakë për flakë" Soreca-s:

Regjisori Robert Budina, njëherësh anëtar i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ka kundërshtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë shefit të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca në lidhje me qendrimin e tij ndaj çështjes së Teatrit Kombëtar.

Budina ka radhitur 6 arsye për të mbështetur argumentin e tij se kauza e TK-së nuk është e politizuar, siç u cilësua nga Soreca gjatë një aktiviteti informues në lidhje me “Za Fest”, një festival që do të zhvillohet në zonat malore të Veriut të Shqipërisë, Regjisori i është drejtuar ambasadorit të BE-së duke i thënë se qeveria duhet të respektojë artistët dhe të mos i sulmojë brenda Teatrit.

Ndër të tjera, Budina i ka kërkuar Soreca-s një takim urgjent, pasi sipas tij, situata është shumë kritike.

Fjala e plotë e Robert Budinës:

Nuk jam dakord me ju. Nuk është e politizuar situata.

E dyta, qeveria duhet të respektojë artistët, të presë.

E treta, të mos i sulmojë brenda Teatrit Kombëtar.

E katërta, me ju kemi kërkuar një takim dhe duhet të takohemi sepse situata është shumë kritike.

E pesta, minimumi që mund të bëjë qeveria, përpara se të fillojë tenderin, i cili është i paligjshëm, duhet të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sepse kemi gjysmën e popullit që nuk është i përfaqësuar.

E gjashta, ne kemi filluar aktivitetin  në Teatrin Kombëtar, po bëjmë rikonjicionin, informacionet e qeverisë nuk janë të sakta. Teatri nuik rrezikon dhe ne kemi hapur festivalin për mbrojtjen e Teatrit ku do të vijnë artistë nga e gjithë bota, përfshirë edhe z.Placido që na mbështet.

Nuk doja që të hapja asnjë polemikë, doja thjesht të komunikoja.

Ne do t’i zgjidhim me maturi, ashtu si 1 vit e gjysëm ne kemi bërë vetëm protestë paqësore dhe jemi investuar tre orë në ditë për të fituar demokracinë në Shqipëri, të cilën do ta realizojmë.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI