Flash

The Albanian Files: Anatomia e "rilindjes arkitekturore" të Edi Ramës

I prezantuar si një album i transformimit arkitekturor të Shqipërisë, libri “The Albanian Files” hedh dritë mbi rolin e kryeministrit Edi Rama dhe vartësve të tij në përzgjedhjen e arkitektëve me famë botërore për projektet private të kullave në Tiranë dhe resorteve në bregdet.

20:59

"Presion e kërcënime", PD: Rama dhe ministrja Denaj i anulojnë fitoren Elisabeta Katiajs

Lapsi.al 29 July 2019
"Presion e kërcënime", PD: Rama dhe ministrja Denaj i

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për ndërhyrje në procesin zgjedhor për drejtuesin e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri.

Në një deklaratë për shtyp nga selia blu, nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, ka theksuar se në garën ku u shpall fituese Elisabeta Katiaj, ka ndërhyrë ministrja e Financave, Anila Denaj, duke i anuluar fitoren të zgjedhurës për të favorizuar kandidaten humbëse, e afërt me qeverinë.

Përballë këmbënguljes të mbështetur në ligje dhe procedura demokratike, institucioni i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë procedoi me shpalljen fituese të kandidates Katiaj. E gjendur në minorancë votash kandidatja humbëse, dhe natyrisht në mbështetje të kryeministrit Rama, përdori ministren Denaj, e cila në shkelje të Ligjit për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë se Shqipërisë, ndërhyri brutalisht në proces.

Nën presionin brutal të personave të lidhur ngushtë me Edi Ramën, komisioni që shpalli fitues dhe vulosi zonjën Katiaj, u tërhoq.” - është shprehur Spaho.

Sipas Spahos, pas presionit të kryministrit Rama përmes vetting-ut, Gjykata Administrative anuloi në mënyrë absurde dhe antikushtetuese fitoren e kanidates Katiaj. “Presione dhe kërcënime u ushtruan ndaj Gjykatës Administrative, e cila pasi pranoi kërkesë – paditë e zonjës Katija, duke e shpallur fituese, iu anullua fitorja nga ministrja Denaj dhe kryeministri Rama. Gjykatësi vendosi që të mos merrte Sigurimin e Padisë duke ia hequr kësaj Gjykate këtë të drejtë.”- tha Spaho.

Më tej, ish-deputeti paralajmëroi se “çdokush që i bëhet krah në këtë vjedhje dhe krim mbi demokracinë është dhe duhet trajtuar njësoj si ai vetë, si armik i shqiptarëve dhe interesit publik. Askush nuk do të harrohet dhe as falet në orën e llogarisë që po afron”.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI