Flash

Përplasja/ Të martën betohet kryebashkiaku socialist i Kavajës, demokratët: Nuk do ta lejojmë...

Lapsi.al 29 July 2019
Përplasja/ Të martën betohet kryebashkiaku socialist i

Pas Devollit, radhën e ka Kavaja. Të martën në orën 10:00 është parashikuar të organizohet mbledhja dhe konstituimi i Këshillit të Ri të Bashkisë Kavajë dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit dhe marrja e mandatit të Kryetarit të kësaj bashkie nga socialisti Redjan Krali.

Kjo ka shkaktuar reagimin e kryetarit aktual të Bashkisë Kavajë Isa Sakja dhe mbështetësve të tij të Partisë Demokratike. Strukturat kanë paralajmëruar një protestë, pikërisht 30 minuta para fillimit të procedurave për marrjen e kësaj bashkie nga të majtët.

Në faqen zyrtare e Partisë Demokratike të Kavajës ftohen qytetarët që t’i bashkohen protestës përpara godinës së Bashkisë për të protestuar dhe për të “bllokuar procesin ilegjitim të farsës së votimeve të 30 Qershorit”.

“Asnje hap pas! Të nderuar qytetar dhe qytetare te Kavajës! Ditën e nesërme në orën 09:30 ju ftojmë të gjithëve përballë Bashkise së qytetit të protestojmë dhe të bllokojmë procesin ilegjitim te farsës së votimeve të 30 Qershorit! Te gjithë së bashku ne zbatim te dekretit te Presidentit te Republikës ti themi ndal instalimit te diktaturës ne vendin tone. Bashkia është e qytetareve” – thuhet në reagim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI