Flash

Maks Velo rrëfen ndarjen me Edi Ramën: Nuk dëgjon asnjë, vetëm të përdor

Lapsi.al 29 July 2019
Maks Velo rrëfen ndarjen me Edi Ramën: Nuk dëgjon asnjë,

Arkitekti Maks Velo ka folur për herë të parë për arsyet e largimit si këshilltar i kryeministrit Edi Rama. Në një intervistë për Ora News ai thotë se kryeministri nuk dëgjon më asnjë këshilltar. Velo thotë se vendosi të largohej nga Rama sepse kishte parë që ai e përdorte, ndërsa thekson se kishte kuptuar se çdo njeri që nuk është dakord me atë duhet të largohet.

“Pashë që ai të përdor. Ai do të thuash atë që do ai. Unë këtë e kuptova dhe çdo njeri që nuk është dakord me atë duhet të largohet.

Rasti i Teatrit është gjëja me katastrofike. Nuk është larg shtatori dhe do shohësh se çfarë katastrofe është “Qemal Stafa” që është e pariparueshme. Të marrësh një stadium ta bësh qendër tregtare, hoteliere, me një stadium të vogël ku kjo pjesa vjen 80% të investimit dhe ky të ishte stadiumi kombëtar i joni dhe të eliminosh pistën olimpike. Nuk kemi një pistë olimpike sepse e zhduku Rama.

Si është e mundur që ky njeri sportist zhduk pistën e atletikës për ta bërë dyqane. U mbush me dyqane. Po pse i bëjnë? Vjedhin ajrin. Ne jemi gati të vjedhim çdo gjë. Edhe ajrin”, - është shprehur Maks Velo.

Ai foli edhe për Teatrin Kombëtar duke u shprehur se katastrofa në Shqipëri erdhi nga ligjet e BE për autonominë vendore.

“E gjithë kjo katastrofë tek ne erdhi nga ligjet e BE për autonominë vendore. Vërtet në Francë, Parisi, Tuluzi, një fshat kanë autonomi vendore, që do të thotë secili vendos vetë.

Pra një kryebashkiak vendos vetë, por tek ne nuk është e njëjta gjë. Këtu janë të tërë hajdutë. Në Voskopojë nuk e ka bërë turku, që të bësh dy godina dhe të marrësh para nga Banka Botërore për të harxhuar, për të vjedhur", - u shpreh Velo i cili ka qenë për shumë kohë këshilltar i kryeministrit Edi Rama.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI