Flash

Lëvizja surprizë e Ramës, të martën do dalë para mediave

Lapsi.al 29 July 2019
Lëvizja surprizë e Ramës, të martën do dalë para

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes zyrës së shtypit mbajtjen e një konference për shtyp, ditën e martë. Në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se në orën 11.00, shefi i qeverisë do të mbajë një bashkëbisedim me gazetarët.

“Nesër në orën 11.00 në Sallën e Hartave - Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një bashkëbisedim me gazetarët” – thuhet shkurt në njoftimin e zyrës së kryeministrit duke mos dhënë detaje të mëtejshme.

Në fokus pritet të jenë zhvillimet politike që janë të shumta, ndryshe nga sezonet e verës në të kaluarën.

Së pari është çështja e zgjedhjeve të 30 qershorit, oferta e Metës për të zhvilluar një tryezë me të gjitha palët për zgjidhjen e krizës, dekreti për të mbajtur zgjedhje në 13 tetor, negociata të mundshme në prapaskenë për daljen nga situara, shkarkimi i Presidentit, por edhe shembja e Teatrit Kombëtar.

Mbetet për tu parë nëse kryeministri do të japë një lajm të ri sa u takon këtyre zhvillimeve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI