Flash

Çfarë po ndodh? Pas Ramës edhe Meta do dalë para gazetarëve

Lapsi.al 29 July 2019
Çfarë po ndodh? Pas Ramës edhe Meta do dalë para

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes zyrës së shtypit mbajtjen e një konference për shtyp, ditën e martë. Në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se në orën 11.00, shefi i qeverisë do të mbajë një bashkëbisedim me gazetarët.

“Nesër në orën 11.00 në Sallën e Hartave - Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një bashkëbisedim me gazetarët” – thuhet shkurt në njoftimin e zyrës së kryeministrit duke mos dhënë detaje të mëtejshme. Në fokus pritet të jenë zhvillimet politike që janë të shumta, ndryshe nga sezonet e verës në të kaluarën.

Së pari është çështja e zgjedhjeve të 30 qershorit, oferta e Metës për të zhvilluar një tryezë me të gjitha palët për zgjidhjen e krizës, dekreti për të mbajtur zgjedhje në 13 tetor, negociata të mundshme në prapaskenë për daljen nga situara, shkarkimi i Presidentit, por edhe shembja e Teatrit Kombëtar. Mbetet për tu parë nëse kryeministri do të japë një lajm të ri sa u takon këtyre zhvillimeve.

Por pas kryeministrit Edi Rama edhe Presidenti i Republikës do të mbajë një konferencë për mediat. Burime zyrtare në Presidencë konfirmuan për mediat se në mesditë do të dalë para gazetarëve edhe kreu i shtetit, Ilir Meta. As ai nuk ka bërë të dituar detaje nga kjo dalje për mediat. Priten me interes zhvillimet politike të së martës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI