Flash

The Albanian Files: Anatomia e "rilindjes arkitekturore" të Edi Ramës

I prezantuar si një album i transformimit arkitekturor të Shqipërisë, libri “The Albanian Files” hedh dritë mbi rolin e kryeministrit Edi Rama dhe vartësve të tij në përzgjedhjen e arkitektëve me famë botërore për projektet private të kullave në Tiranë dhe resorteve në bregdet.

20:59

VIDEO/ 5 shqiptarët nga Miloti tmerri i Firences: “Vetëm të vdekur mund të na kapin”

Lapsi.al 28 July 2019
VIDEO/ 5 shqiptarët nga Miloti tmerri i Firences: “Vetëm të

5 shqiptarë kanë rënë në pranga mëngjesin e së shtunës nga policia e Firenze-s pasi akuzohen se janë pjesë e një grupi të rrezikshëm kriminal që merrej me grabitjen e banesave.

“Vetëm të vdekur mund të na kapin”. Kjo ishte motoja e pesë djemve nga Miloti. Ata i përkasin moshave 21 deri në 37-vjeçare, por emrat e tyre nuk janë bërë publike. Sipas mediave, djemtë ishin të afërm dhe i përkisnin familjeve me mbiemër Veseli, Gega dhe Cera. Tre prej tyre kanë precedentë të mëparshëm penal, ndërsa dy të tjerë nuk janë të njohur në drejtësinë italiane.

Sipas karabinierëve, njëri nga grabitësit në momentin e operacionit u mundua të arratisej. Ai u hodh nga kati i gjashtë i një pallati në ballkonin e një apartamenti në kat të katërt të pallatit përballë. Nga kjo ngjarje mbetën të lënduar 3 policë, ndërkohë që anëtarët e bandës nuk pësuan asnjë plagë.

Shqiptarët për policinë italiane ishin shumë të rrezikshëm. Ata kryenin grabitje edhe nëse pronarët ndodheshin brenda banesës. Një prej drejtuesve të policisë franceze, Nino De Santis, ka treguar se vodhën 30 gramë ar nga banesa e një plake ndërkohë që ajo flinte.

Nga përgjimet është zbuluar se për të nënkuptuar arin thoshin fjalën “pikë”. Gjithashtu kapja e tyre ishte shumë e vështirë. Kjo pasi për një kohë të shkurtër ndërruan 5 makina, ndërsa punët nuk i kryenin gjatë orëve të vona të natës, por mbrëmjeve.

Bazën grupi i grabitësve e kishte në një apartament në Isolotto. Ndërkohë në rrjetet sociale mburreshin se kishin çuar drejt përplasjes një makinë karabinierësh ose se kishin grabitje prej “200 pikësh”./ABC

https://youtu.be/dBQZpFP1S4k

Të këshilluara

Deti me dallgë, 2 të mbytur në Durrës

Një mjet lundrues është përplasur nga dallgët në Gjirin e Lalzit dhe për pasojë drejtuesi i këtij mjeti, Besmir Margjekaj, ka mbetur fillimisht i plagosur. Ai ë...

17:46

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI