Flash

The Albanian Files: Anatomia e "rilindjes arkitekturore" të Edi Ramës

I prezantuar si një album i transformimit arkitekturor të Shqipërisë, libri “The Albanian Files” hedh dritë mbi rolin e kryeministrit Edi Rama dhe vartësve të tij në përzgjedhjen e arkitektëve me famë botërore për projektet private të kullave në Tiranë dhe resorteve në bregdet.

20:59

Artistët kërkojnë ndihmë: Policia po rrethon sërish Teatrin Kombëtar

Lapsi.al 28 July 2019
Artistët kërkojnë ndihmë: Policia po rrethon sërish

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë një apel për qytetarët mbrëmjen e së dielës. Sipas saj është vënë re një prani e shtuar e uniformave të policisë dhe se sipas saj po përgatitet një tjetër rrethim i godinës.

“Sot ka një prani të shtuar të forcave të policisë përreth Teatrit. Ftojmë popullin e Tiranës, të ruajmë Teatrin gjatë natës!” - thuhet në njoftimin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Kujtojmë se pak ditë më parë policia rrethoi godinën e Teatrit Kombëtar duke mos lejuar kalimin e artistëve. Pas një dite të gjatë përplasjesh, artistët ia dolën që të hyjnë brenda dhe policia të tërhiqet. Në radhët e artistëve qarkullon prej ditësh lajmi se policia do të rikthehet për të boshatisur godinën përpara shembjes. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Deti me dallgë, 2 të mbytur në Durrës

Një mjet lundrues është përplasur nga dallgët në Gjirin e Lalzit dhe për pasojë drejtuesi i këtij mjeti, Besmir Margjekaj, ka mbetur fillimisht i plagosur. Ai ë...

17:46

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI