Flash

Instagram, rrjeti më i dëmshëm social

Lapsi.al 28 July 2019
Instagram, rrjeti më i dëmshëm social

Llogaritë adiktive të modeleve të fitness-it, të udhëtimeve ekzotike dhe momenteve të përsosura të fotografive shpesh nuk përputhen me jetët tona relativisht rutinore.

Disavantazhi i shkaktuar nga ky hendek është se një numër i madh i hulumtimeve sugjerojnë se mediat sociale po kontribuojnë në problemet e shëndetit mendor si ankthi, depresioni, privimi nga gjumi dhe problemet e imazhit të trupit tek të rinjtë, që janë përdoruesit më të mëdhenj të mediave sociale.

Instagram, që tani ka 700 milionë përdorues globalisht, duket se është rrjeti social që ka efektin më të madh negativ, sipas një raporti të ri nga Shoqëria për Shëndetin Publik në Britani (RSPH), një organizatë e pavarur e fokusuar në edukimin shëndetësor.

Vetëm YouTube kishte një efekt neutral-pozitiv në mesin e të anketuarve. Çdo rrjet tjetër social rezultoi me një efekt negativ. (Prej më pak negative tek më shumë, ishin: Twitter, Facebook, Snapchat dhe Instagram.)

Të anketuarit e vlerësuan Instagramin në mënyrë të veçantë për efekte negative në përceptimin negativ për trupin dhe për ankthin.

Një nga autorët e raportit i tha CNN se vajzat shpesh krahasohen me imazhet joreale që janë të manipuluara. Raporti kombinon hulumtimet e botuara më parë mbi ndikimet e shëndetit të mediave sociale me anketën e re në mbarë Britaninë me gati 1,500 njerëz në moshën 14-24 vjeçare. Ekipi testoi se si të anketuarit vlerësonin se rrjetet e ndryshme sociale – Instagram, Facebook, Snapchat, YouTube dhe Twitter – ndikuan në shëndetin e tyre, si pozitivisht ashtu edhe negativisht, për ndjenjat e tyre të ankthit, lidhjes me një komunitet, ndjenjën e identitetit, gjumin, trupin imazh, dhe më shumë.

Të këshilluara

Arsyet pse jemi më të lumtur gjatë verës

Humori ndryshon brenda sekondit dhe ndjesia e parë që të vjen është të dalësh atje jashtë për të shijuar çdo moment të jetës. Zakonisht, një gjendje e tillë ndo...

17:00

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI