Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në një resortet e njohura në plazhin e Jalës. Burime në vendin e ngjarjes thanë se rreth orës 4:30 ka pasur të shtëna me armë dhe se një person ka mbetur i plagosur në këmbë. Sipas të njëjtave burime ai ndodhet në spitalin e Vlorës dhe se është jashtë rrezikut për jetën.
JOQ Albania ka publikuar edhe një video nga ngjarja të dërguar nga një dëshmitar. Sipas tij shkallët u lanë me gjak dhe se kishte njerëz që vraponin nga frika sepse nuk kuptonin se çfarë po ndodhte. Ai tregon se kishte dhe nga ata që u shtrinë në tokë nga frika.
“U bë nami. Nuk kam fjalë. Erdhi ambulanca. U plagosen njerëz. U bë kasapanë. Të gjithë u shtrinë në tokë si ne filma” – thuhet në mesazhin e dërguar nga dëshmitari. Policia e Vlorës ende nuk ka dhënë një deklaratë për ngjarjen. Sipas të tjera raportimeve shkak për sherrin është bërë një vajzë e showbizz. Një tjetër vajzë ka mbetur e lënduar nga përplasja mes dy grupeve. ©LAPSI.al
Del videoja nga Folie Marie/ Njerëzit shpërndahen të terrorizuar, njolla gjaku kudo on Vidnews.