Flash

The Albanian Files: Anatomia e "rilindjes arkitekturore" të Edi Ramës

I prezantuar si një album i transformimit arkitekturor të Shqipërisë, libri “The Albanian Files” hedh dritë mbi rolin e kryeministrit Edi Rama dhe vartësve të tij në përzgjedhjen e arkitektëve me famë botërore për projektet private të kullave në Tiranë dhe resorteve në bregdet.

20:59

Basha: Protesta deri në zgjedhje të parakohshme

Lapsi.al 28 July 2019
Basha: Protesta deri në zgjedhje të parakohshme

Në takimin me strukturat e Partisë Demokratike në Mat, kreu i opozitës Lulzim Basha pohoi se largimi i Edi Ramës është mënyra e vetme për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme, ndryshimit politik dhe zhvillimit ekonomik.

“Do të vazhdojmë me denoncimet dhe me protestat, si mjet për një nga qëllimet e pandryshuara të opozitës: zgjedhje të parakohshme parlamentare me qeveri tranzitore, pa Edi Ramën kryeministër dhe zgjedhje lokale legjitime në një ditë me zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, - u shpreh Basha.

Basha tha se Shqipëria e ka jetik ndryshimin, pasi me këtë qeveri që vetëm grabit dhe vjedh, Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan që nuk përfiton nga mundësitë e jashtëzakonshme të krijuara nga revolucioni teknologjik dhe turizmi, dy fusha që mund të hapin me mijëra vende pune në Shqipëri dhe të kontribuojnë në ngritjen ekonomike te vendit.

“Rrugën e zhvillimit po e pengon dhe e po e bllokon Edi Rama. Hajdutëria e tij, babëzia e tij, pakti me oligarkët, janë arsyet se pse vendi është varfëruar, pse buxheti i shtetit nuk shkon në shërbim të qytetarëve, por vidhet për t’i shërbyer Edi Ramës dhe klikës së tij, pse pasuritë e pafundme të Shqipërisë, në vend që të shërbejnë për mirëqenien e njerëzve, pasurojnë një grusht oligarkësh dhe varfërojnë pjesën tjetër të vendit", - argumentoi kreu i opozitës.

Të këshilluara

Deti me dallgë, 2 të mbytur në Durrës

Një mjet lundrues është përplasur nga dallgët në Gjirin e Lalzit dhe për pasojë drejtuesi i këtij mjeti, Besmir Margjekaj, ka mbetur fillimisht i plagosur. Ai ë...

17:46

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI