Flash

“Zero tolerancë”, Rama nxjerr fotot dhe paralajmëron: Kush mashtron konsumatorin dhe shtetin...

Lapsi.al 27 July 2019
“Zero tolerancë”, Rama nxjerr fotot dhe paralajmëron: Kush

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sërish foto nga aksioni kundër informalitetit të shtrirë në të gjithë vendin.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, Rama ka ndarë me ndjekësit një galeri fotosh të një hoteli të bllokuar, pasi ushtronin aktivitetin e tij në kundërshtim me ligjin “dhe në dëm të konkurrencës dhe konsumatortit”.

Sipas kreut të qeverisë, koha e përfitimit abuziv ka marrë fund dhe ka paralajmeruar se të njejtin fund do të kenë të gjithë subjektet e tjera abuzive.

Nuk jep kupon dhe mbyllesh 1 MUAJ në kulm të sezonit! A i’a vlen kjo kosto e shkeljes së ligjit?? Patjetër jo, por kush e merr përsipër të mashtrojë Konsumatorin dhe Shtetin, do të përballet me LIGJIN me #ZeroTolerancë”, shkruan Rama.

 

 

Në kuadër të aksionit kundër informalitetit, rreth tre javë më parë, Rama shkarkoi nga detyra ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Enton Duron, me arsyetimin se përkundër pritshmërive, nuk kishte përmirësuar rezultatin e grumbullimit të të ardhurave buxhetore, edhe pse të dhënat e publikuara së fundmi nga ministria e Financave, tregonin qartazi se përgjegjëse për “gropën” e krijuar në buxhet për shkak të mosrealizimit të planit, është Drejtoria e Doganave.

 

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI