Sikurse kanë vepruar për afro një viti e gjysmë, komuniteti i artistëve të angazhuar në mbrojtjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar, është mbledhur edhe mbrëmjen e sotme në protestë, kësaj radhe të pazakontë.
Në dallim nga tubimi i tyre i përnatshëm, ku në “agorën” e TK-së merrnin një nga një fjalën për të mbështetur kauzën e tyre, për mbrëmjen e sotme artistës kishin vendosur të mbanin një shfaqje që mbart simbolin e protestës së tyre kundër shembjes së kësaj godine.
Pas ndërprerjes së veprimtarisë së tij kulturore, të zhvendosur tek “ArTurbina”, TK-ja rihapi sonte skenën me monodramën e aktorit të mirënjohur, Mehdi Malka, të titulluar “Marr guximin”. I pranishëm në këtë shfaqje ka qenë mesa duket edhe ish-kryeministri, Sali Berisha, i cili ka postuar në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook” një video nga skena e Teatrit.
“Artistet sonte ne shfaqjen e tyre te pare ne sallen e Theatrit te çliruar nga narkoqeveria dhe Edvin Mafia! Sb”, shkruan Berisha bashkëngjitur videos.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/362270384485077/?v=362270384485077