Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Denar Biba, ka komentuar “kapitullin” e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, pas publikimit të tabelës përmbledhëse të rezultateve dhe miratimit të saj me votat e 4 anëtarëve të mazhorancës.
Në një postim të publikuar në llogarinë e tij personale në “Facebook”, Biba shkruan se 30 qershori i dha fund pazareve politike. Sipas tij, kjo datë simbolizon një prevalencën e Kushtetutës ndaj “çdo marrëveshjeje që pushtetarët bëjnë me njëri-tjetrin”.
Biba ka sulmuar presidentin e Republikës, Ilir Meta, duke e etiketuar si “dado i politikës”, kundrejt rolit që duhet të mbarte sipas tij si rojtar i librit themeltar të shtetit. Më tej, anëtari i KQZ-së vlerëson ndërhyrjen e partnerëve perëndimorë, “të cilët bënë diferencën duke vendosur kahun e detyrueshëm të lëvizjes së vendit”.
“Politika shqiptare vijon te shfaqet miope dhe pragmatiste, çka e beri te domosdoshme (perseri!) nderhyrjen e partnereve perendimore, te cilet bene diferencen duke vendosur kahun e detyrueshem te levizjes se vendit, edhe pse me minimumin e taktit diplomatik. Fundja keshtu i do mushka drute! Per shkak te eksperiences me sistemin, partneret nderkombetare kuptuan se piruetat demokratike po beheshin ne dem te Shtetit te se drejtes dhe se nuk mund te kete “shtet demokratik” nese shteti degradon nga rregulla ne pazare.”-shkruan ndër të tjera Biba në “Facebook”.