Flash

"Ka interesa mafioze te Teatri", Budina: Policët më goditën kur nuk kishte kamera

Lapsi.al 27 July 2019
"Ka interesa mafioze te Teatri", Budina: Policët më

Aktori dhe regjisori i mirënjohur, Edmond Budina, një nga figurat më të spikatura në radhët e komunitetit të artistëve që po bëjnë qendrësë ndaj prishjes së godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar, ka shprehur revoltën e tij për çëshjten në fjalë në një intervistë në emisonin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa.

Budina ka deklaruar se projekti për ndërtimin e një Teatri të ri konsiston në interesa mafioze dhe afera të tmerreshme dhe se pushtetarët që synojnë zbatimin e tij “janë më kriminelë se të gjithë”. “Kjo i nxjerr zbuluar ata pushtetarë që ngulin këmbë, është një aferë e tmerrshme. Ka interesa mafioze aty, dhe për këtë jam i bindur. Ajo është një skenë e jashtëzakonshme, fajin e kanë ata që duan ta prishin, ata janë më kriminelë se të gjithë.”- është shprehur regjisori.

Aktori foli i tronditur mbi sulmin e ushtruar ndaj tij nga forcat policore, duke theksuar se është goditur në befasi, kur mungonin kamerat. "Kam qenë në vitin 1991  në protesta dhe ka pasur letra kërcënimi, por askush nuk ka vënë dorë. Sido të ishte, dorë nuk ka vënë njeri. Për çdonjërin nga ne ishin 3-4 policë. A thua se ne ishim trafikant droge, a ishim ata që merren me Toyota Yarisa ata që vjedhin paratë publike. Policët ndoqën në fakt një metodë të sofistikuar. Ne ishim 40 vetë gati, ndërsa ata ishin afër 200. Ishim shumë më pak. Ata përfituan se nuk kishte kamera dhe më goditën. Edhe gratë i kapën e i hodhën këtej sikur të ishin lecka. E gjitha kjo nuk u kap nga kamerat. Të të marrin në atë formë është e tmerrshme. Jam tronditur tej mase.

Regjisori ka shpjeguar më tej simbolikën e shfaqjes që do të vihet sot në skenën e TK-së, veprimtaria artistike e të cilit është ndërprerë prej rreth një viti e gjysmë, duke u zhvendosur përkohësisht tek “ArTurbina” deri në finalizimin e parashikuar të projektit për ndërtimin e një godine të rë. “Mbase mund të bëj edhe unë ndonjë shfaqje në skenë, do improvizoj. E rëndësishme është simbolika që ai teatër rizgjohet, frymëzon njerëzit të ndjehen të lirë. Është një propagandë e tërë, ka shumë njerëz që thonë ‘aty ka minj, kacabunj’, gati të thonë se aty do dalin edhe kuçedra. Jo, aty është një skenë, që funksiononte më së miri deri para një viti.

Budina ka hedhur poshtë arsyetimin e kryeministrit Edi Rama, të ministres së Kulturës, Elva Margariti dhe të kryebashkiakut të Tiranës, Erion  Veliaj, duke sjellë shembuj nga përvoja e tij në teatro të ngjashëm në Itali. “Unë kam luajtur në sallat më të bukura të Italisë. Askund nuk kam parë të shkatërrohen teatrot e vjetra, janë fiks si kjo e jona. Sigurisht që duhen disa teatro të reja, duhet një Teatër i ri Kombëtar i jashtëzakonshëm nëse ka mundësi të bëhet. Pse të mos i kemi edhe sot sallat që kishim në komunizëm. Pse duhet të shkatërrojmë këto salla që kemi? Tirana ka nevojë të shpërqendrohet në këtë drejtim, të jetë në shumë vende.

Të këshilluara

Arrestohen 5 policë në burgun e Peqinit

5 punonjës të policisë së burgjeve janë arrestuar nga ana e SHÇKB-së në Peqin, për shkak se akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën. 5 punonjësit e policisë që ...

13:34

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

The Albanian Files: Anatomia e "rilindjes arkitekturore" të Edi Ramës

I prezantuar si një album i transformimit arkitekturor të Shqipërisë, libri “The Albanian Files” hedh dritë mbi rolin e kryeministrit Edi Rama dhe vartësve të tij në përzgjedhjen e arkitektëve me famë botërore për projektet private të kullave në Tiranë dhe resorteve në bregdet.

20:59

Me sytë katër

PAPARAZZI