Flash

Ishte dënuar me 8 vite burg, Interpol Tirana ekstradon nga Greqia 47-vjeçarin

Lapsi.al 27 July 2019
Ishte dënuar me 8 vite burg, Interpol Tirana ekstradon nga Greqia

Interpol Tirana ekstradon nga Greqia një shqiptar të dënuar me 8 vite burg për vjedhje me dhunë. Policia ben me dije se i ekstraduari eshte shtetasi Erdion Shahaj, 47 vjeç.

“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2017, e ka dënuar këtë shtetas me 8 vjet burg, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, pasi në bashkëpunim me një tjetër person, në datë 15.07.2016, në Tiranë, i kanë vjedhur me dhunë çantën shtetases M. Ll”- njofton policia.

NJOFTIMI

Nga Specialistët e Interpol Tirana është bërë ekstradimi nga Greqia drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar:

Erdion Shahaj, 47 vjeç.

Shtetasi i lartëpërmendur është arrestuar nga autoritetet policore në Athinë në Dhjetor të vitit 2018 me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2017, e ka dënuar këtë shtetas me 8 vjet burg, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Ky shtetas në bashkëpunim me një tjetër person, në datë 15.07.2016, në Tiranë, i kanë vjedhur me dhunë çantën shtetases M. Ll.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Të këshilluara

Përndiqte një vajzë, arrestohet 34-vjeçari

Një 34-vjeçar është arrestuar në Prrenjas pasi përndiqte një vajzë 19-vjeçare. “R.H., 34 vjeç,  banues në Prrenjas, pasi  ka përndjekur në mënyrë  të vazhdue...

09:22

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

The Albanian Files: Anatomia e "rilindjes arkitekturore" të Edi Ramës

I prezantuar si një album i transformimit arkitekturor të Shqipërisë, libri “The Albanian Files” hedh dritë mbi rolin e kryeministrit Edi Rama dhe vartësve të tij në përzgjedhjen e arkitektëve me famë botërore për projektet private të kullave në Tiranë dhe resorteve në bregdet.

20:59

Me sytë katër

PAPARAZZI