Flash

Arrestohen 5 policë në burgun e Peqinit

Lapsi.al 27 July 2019
Arrestohen 5 policë në burgun e Peqinit

5 punonjës të policisë së burgjeve janë arrestuar nga ana e SHÇKB-së në Peqin, për shkak se akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën.

5 punonjësit e policisë që janë arrestuar janë: A.O, L.C, B.K, D.Q, K.H, ndërsa akuzohen se nuk kanë kryer në mënyrë korrekte detyrën e tyre, atë të kontrollit të të paraburgosurve dhe të dënuarve.

Si pasojë e mos kryerjes në mënyrë të saktë të detyrës, pasi kanë ushtruar kontroll ndaj të dënuarit Dritan V., nuk kanë arritur t’i gjejnë sende të paligjshme. Në këto kushte është bërë arrestimi në flagranc i 5 efektivëve operacional.

Gjithashtu është kryer arrestimi në flagrancë edhe i të dënuarit Dritan V., pasi ka konsumuar element të veprës penale parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal.

I dënuari Dritan V., ka pasur telefon me vete nga kalimi nga IEVP Peqin në IEVP 313, ku gjatë transportit kaluar 3 kontrolle.

Kujtojmë që më herët nga ana e Hetimit në SHKBB janë bërë edhe arrestime të tjera në saj të rritjes së kontrollit në sistemin penitenciar. Disa javë më parë nga ky sektor u godit fenomeni i mbajtjes së telefonave në qeli, në IEVP Rogozhinë, si dhe në IEVP Peqin u arrestuan 6 efektivë të tjerë policie.

Të këshilluara

Shkodër, arrestohen dy inspektorë tatimesh

Janë arrestuar dy inspektorë të Zbatimit në Drejtorinë e të Ardhurave në Bashkinë Shkodër. Inspektorët e arrestuar janë identifikuar si Idlir Dibra dhe Gege ...

13:26

Përndiqte një vajzë, arrestohet 34-vjeçari

Një 34-vjeçar është arrestuar në Prrenjas pasi përndiqte një vajzë 19-vjeçare. “R.H., 34 vjeç,  banues në Prrenjas, pasi  ka përndjekur në mënyrë  të vazhdue...

09:22

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

The Albanian Files: Anatomia e "rilindjes arkitekturore" të Edi Ramës

I prezantuar si një album i transformimit arkitekturor të Shqipërisë, libri “The Albanian Files” hedh dritë mbi rolin e kryeministrit Edi Rama dhe vartësve të tij në përzgjedhjen e arkitektëve me famë botërore për projektet private të kullave në Tiranë dhe resorteve në bregdet.

20:59

Me sytë katër

PAPARAZZI