Flash

Ambasadorja franceze zbardh telefonatën e Ramës me Macron

Lapsi.al 27 July 2019
Ambasadorja franceze zbardh telefonatën e Ramës me Macron

Ambasadorja franceze në Shqipëri Christine Vasac ka folur nga Korça lidhur me krizën politike në vend.

"Ju e dini mirë që nuk është një diplomat i huaj që t'i japë një zgjidhje kësaj situate, por njerëzit e këtij vendi meritojnë një zgjidhje të arsyeshme.

Edhe njëherë nuk më takon mua të prononcohem me këtë temë, ashtu siç mund ta dini para 3 ditësh ka pasur një telefonatë midis presidentit Macron me zotin Rama, kjo është diçka e mirë, pozitive, unë nuk mund të them diçka me detaje sepse nuk isha gjatë kësaj bisede por e vlerësoj. Ju duhet ta dini dhe vetë populli shqiptar duhet të jetë i qartë nëse është gati për Bashkim Europian.

Politika është gjithashtu, të gjithë njerëzit, ju po më drejtoni pyetjen mbi qëndrimin e Holandës dhe Gjermanisë nuk di tu them por edhe me Francën nuk di tu them diçka, por nuk është diçka e mbyllur.

Nuk ka diçka të mbyllur sepse ka ende kohë deri në muajin tetor dhe mund të ndodhin shumë gjëra deri në tetor.

Në lidhje me këtë do doja t'u drejtoheshit fjalimit në Serbi të Macron, aty ka gjëra të rëndësishme kanë për të ndryshuar.

Ju e dini por edhe unë po e përsëris, Shqipëria ashtu si dhe vendet e tjera në rajon kanë vendin e tyre në Bashkimin Europian.

Ashtu si Fenixi ne rilindim nga hiri dhe në lidhje me Shqipërinë, Shqipëria nuk është duke u djegur", u shpreh Vasac.

Të këshilluara

Arrestohen 5 policë në burgun e Peqinit

5 punonjës të policisë së burgjeve janë arrestuar nga ana e SHÇKB-së në Peqin, për shkak se akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën. 5 punonjësit e policisë që ...

13:34

Shkodër, arrestohen dy inspektorë tatimesh

Janë arrestuar dy inspektorë të Zbatimit në Drejtorinë e të Ardhurave në Bashkinë Shkodër. Inspektorët e arrestuar janë identifikuar si Idlir Dibra dhe Gege ...

13:26

Përndiqte një vajzë, arrestohet 34-vjeçari

Një 34-vjeçar është arrestuar në Prrenjas pasi përndiqte një vajzë 19-vjeçare. “R.H., 34 vjeç,  banues në Prrenjas, pasi  ka përndjekur në mënyrë  të vazhdue...

09:22

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

The Albanian Files: Anatomia e "rilindjes arkitekturore" të Edi Ramës

I prezantuar si një album i transformimit arkitekturor të Shqipërisë, libri “The Albanian Files” hedh dritë mbi rolin e kryeministrit Edi Rama dhe vartësve të tij në përzgjedhjen e arkitektëve me famë botërore për projektet private të kullave në Tiranë dhe resorteve në bregdet.

20:59

Me sytë katër

PAPARAZZI