Një aksident ka ndodhur në aksin Korçë-Kapshticë. Mësohet se një mjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Janë plagosur drejtuesja e mjetit dhe dy vajzat e saj. Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia e lartë.
ipas policisë, një mjet ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur drejtuesja e mjetit dhe dy vajzat që ishin pasagjere.
Të plagosurat janë transportuar në spitalin e Korçës dhe ende nuk ka informacion për gjendjen e tyre shëndetësore.
Policia ka kryer veprimet hetimore në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.