Flash

VIDEO/ Mehdi Malkaj i drejtohet Ramës: I lartë është edhe plepi, por e dhj*sin sorrat

Lapsi.al 26 July 2019
VIDEO/ Mehdi Malkaj i drejtohet Ramës: I lartë është edhe

Artistët e Teatrit Kombëtar vijojnë protestën kundër shembjes së godinës. Mbrëmjen e së premtes atyre u është bashkuar edhe aktori Mehdi Malkaj. Ai kujtoi fjalimin e kryeministrit Edi Rama pas fitores së zgjedhjeve të vitit 2013 ku ai shprehej se “ishte kryeshërbëtor” i qytetarëve.

“Bota nuk udhëhiqet nga numrat, por nga idetë. Le të thotë kryeministri sa ishim apo nuk ishim ne në protestë. Bota udhëhiqet nga idetë dhe idetë i kanë njerëzit e mençur.

Tani unë do bëj një dialog të vogël me kryeministrin tim të dashur. I dashur Kryeministër. Në vitin e largët 2013 ju përpara PS mbajtët një fjalim të do të thoja të shkëlqyer me përjashtim të fjalisë së fundit e cila ishte: “Nga ky moment unë jam kryeshërbëtori juaj”.

Kur jeni kryeshërbëtori, unë jam kryepronari. Apo e kam gabim? Pse na rreh neve pronarëve 3 herë në ditë, para dhe pas buke. Se këtë nuk arrij ta kuptoj. Po ta them edhe si të njohur të lashtë në Universitetin e Arteve.

Ndeshja bëhet me dy takime. Deri dje ishte në fushën tënde, sot është në fushën tonë dhe ne kemi spektatorin tonë dhe kemi ata që na duan fort. Do gjesh belanë, o që ke gjetur belanë... a e dëgjon çfarë po të them? Nuk varet nga gjatësia sa i mençur je. I lartë është edhe plepi, por e dhjesin sorrat...”, - tha Malkaj dhe iku. ©LAPSI.al

[video width="400" height="224" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/07/Mehdi-Malkaj.mp4"][/video]

Të këshilluara

Aksion 'blic' në Tiranë, 5 të arrestuar

Pas kontrolleve të befasishme në të gjithë territorin e kryeqytetit për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që kryejnë vjedhje apo vepra të tjera penale, pol...

15:48

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI