Flash

Vazhdon "odiseja" e gjyqit të grupit "Shullazi", nuk paraqitet njëri prej avokatëve

Lapsi.al 26 July 2019
Vazhdon "odiseja" e gjyqit të grupit "Shullazi", nuk

Ka dështuar për të 15-n herë procesi gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurëve të tjerë: Gilmando Danit, Endrit Qyqes, Endrit Zelës dhe Blerim Shullazit.

Shkak për krijimin e këtij ngërçi procedurial është bërë mungesa e avokatit që ka në mbrojtje Zelën, i cili nuk u paraqit me pretendimin e problemeve shëndetësore.

Seanca gjyqësore e ditës së sotme është zhvilluar normalisht dhe kanë munguar komentet e të pandehurëve, që më herët kanë kërkuar dorëheqjen e gjyqtares Albana Boksi, për arsye se ka gjykuar çështjen "Vollga" në Durrës.

Mësohet se seanca rradhës do të zhvillohet me datë 9 Shtator.

Dënimet për grupin e Shullazit

Në nëntor të vitit 2018 Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtorë për përvetësim pasurie, kërcënim, e grup të strukturuar kriminal Emiljano Shullazin, i cili u dënua me 14 vjet burg.

Bashkëpunëtori i tij Gilmando Dani u dënua 12 vjet burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vjet dhe Blerim Shullazi me 9 vjet burg.

 

Të këshilluara

Aksion 'blic' në Tiranë, 5 të arrestuar

Pas kontrolleve të befasishme në të gjithë territorin e kryeqytetit për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që kryejnë vjedhje apo vepra të tjera penale, pol...

15:48

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI