Flash

Propozimi i Bashës: Në një ditë të bëjmë zgjedhje lokale dhe parlamentare pa Ramën

Lapsi.al 26 July 2019
Propozimi i Bashës: Në një ditë të bëjmë

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, deklaroi gjatë takimit me strukturat e partisë në Sarandë, se zgjedhjet e 30 qershorit janë të paligjshme, dhe si të tilla çdo produkt i tyre është nul dhe antikushtetues.

“30 qershori vetëm sa vërtetoi edhe njëherë se me Edi Ramën s’mund të ketë një proces normal zgjedhor. Natyrisht që 30 qershori është nul, është nul nga ana kushtetuese.

I vetmi institucion që dekreton zgjedhjet, Presidenti i Republikës, e anuloi si datë, caktoi një datë tjetër. I vetmi institucion që mund ta gjykojë është Gjykata Kushtetuese. Ndaj 30 qershori është nul. Nuk ka prodhuar dhe s’mund të prodhojë asnjë rezultat të ligjshëm”, - deklaroi Basha gjatë bashkëbisedimit me anëtarë dhe drejtues të Partisë Demokratike në Sarandë.

Në këto kushte, për Partinë Demokratike dhe opozitën e bashkuar ka vetëm një objektiv.

“Vendosmëri të plotë dhe me qartësi për objektivin që kemi përcaktuar: zgjedhje të parakohshme parlamentare, në një ditë me zgjedhje kushtetuese lokale, me një qeveri tranzitore, pa Edi Ramën kryeministër. Dhe me nxjerrjen para drejtësisë, të të gjithë personave që janë kapur duke vjedhur zgjedhjet e shqiptarëve, siç e kanë mësuar tashmë gjithë bota”,- vuri në dukje shefi i opozitës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksion 'blic' në Tiranë, 5 të arrestuar

Pas kontrolleve të befasishme në të gjithë territorin e kryeqytetit për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që kryejnë vjedhje apo vepra të tjera penale, pol...

15:48

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI