Flash

Ndrenika i përgjegjet Guljem Radojës: E pra, kam marrë para, nja 200 mijë euro

Lapsi.al 26 July 2019
Ndrenika i përgjegjet Guljem Radojës: E pra, kam marrë para, nja

Aktori i mirënjohur i skenës dhe i kinematografisë shqiptare, Robert Ndrenika ka reaguar pas deklaratës së djeshme të kolegut të tij, Guljem Radoja, i cili iu drejtua të parit duke e pyetur se përse ai “e shiti veten”, duke pranuar që Teatri të shembej, një kthesë të cilën Ndrenika e mori vitin e kaluar, pasi ishte shprehur në krye të herës kategorikisht kundër projektit për ndërtimin e një godine të re.

Gjatë fjalës së mbajtur në sheshin përbri TK-së, ku është stacionuar prej më shumë se një viti “Aleanca për mbrotjen e Teatrit”, si edhe anëtarë të shoqërisë civile, Radoja tha adresuar Ndrenikës: “Një nga kolegët e mi i tha dikujt se ‘unë shkela mbi dinjitetin tim’. Pse shkele? A ka gjë më të madhe se dinjiteti? Secili prej nesh kur lan faqet në mëngjes shikon veten dhe thotë një fjalë: Ç’bëra dje?! Sa dinjtioz qeshë dje. Pse isha qesharak dje dhe lashë të shkelet mbi dinjitetin tim. Për çfarë? Përse u shite miku im?! Përse u shite kolegu im? Çfarë pakti bëre me djallin, që shkele mbi dinjitetin?”- tha aktori.

Në lidhje me këtë deklaratë, ka reaguar Ndrenika i kontaktuar në rrugë telefonike nga e përditshmja “Panorama”. “Mendon se jam shitur?! Epo mirë, le të mendojë ashtu. Por a mund të më thotë se me se jam shitur?! E pra, kam marrë para. I thoni që kam marrë nja 200 mijë euro”, është shprehur me ironi Ndrenika, i cili sikurse pohojnë edhe miq të tij, po kalon një gjendje të rënduar shëndetësore.

Përkrah Ndrenikës u rreshtuan asokohe edhe figura, si: Aren Derhemi dhe Alfred Trebicka, të cilët po ashtu ranë dakord më pas për ndërtimin e një Teatri të ri, po në të njëjtën hapësirë, me kushtin se nuk do të prekej “asnjë centimetër tokë’.

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI