Flash

Moti surprizon sërish, kushtet atmosferike ndryshojnë në fundjavë

Lapsi.al 26 July 2019
Moti surprizon sërish, kushtet atmosferike ndryshojnë në

Ditët me diell dhe temperatura të larta do t’u lënë vendin vranësirave dhe reshjeve, që do të rikthehen këtë fundjavë kryesisht në zonat malore.

Sipas shërbimit Meteoalb, fundjava paraqitet me kthjellime gjatë paradites, ndërsa pasditet pritet të karakterizohen me vranësira dhe rrebeshe shiu veçanërisht në veri të vendit.

Gjatë mbrëmjes të së dielës dhe mëngjesit të së hënës, vranësirat dhe shirat e përkohshëm ndo të vijojnë në pjesën më të madhe të territorit.

Përmirësimi i kushteve atmosferike parashikohet duke filluar nga mesdita e së hënës.

Temperaturat e ajrit në fundjavë do të mbeten në kufijtë e 35-36 gradë celsius, por me ardhjen e javës së ardhshme do të pësojnë rënie të ndjeshme me të paktën me 7 gradë celsius.

Të këshilluara

Aksion 'blic' në Tiranë, 5 të arrestuar

Pas kontrolleve të befasishme në të gjithë territorin e kryeqytetit për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që kryejnë vjedhje apo vepra të tjera penale, pol...

15:48

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI