Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zgjedhur sot tre anëtarët me funksion të përkohshëm të Gjykatës së Lartë, të cilët do të marrin vendime vetëm për çështjet e ekstradimeve.
Në mbledhjen e sotme, KLGJ zgjodhi ketë të premte dy gjyqtarë me 13 vite eksperiencë dhe që kanë kaluar vettingun.
Aktualisht pas shkarkimit të kreut të Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, kjo gjykatë është vetëm me një anëtar Ardian Dvoranin.
Kështu, KLGJ zgjodhi sot anëtarë të Gjykatës së Lartë, gjyqtarët Albana Boksi dhe Sokol Binaj, të cilin janë pjesë e Apelit të Krimeve të Rënda.