Flash

“Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan për Teatrin: “Kjo është vjedhje ndaj publikut”

Lapsi.al 26 July 2019
“Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan për Teatrin:

Një nga gazetat më të mëdha dhe më të rëndësishme në Gjermani, “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ka publikuar një shkrim me titull “Kjo është vjedhje ndaj publikut” për situatën e krijuar në Tiranë pas protestës për Teatrin Kombëtar. Gazeta thekson se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka pushtuar godinën

“Pas protestave të studentëve dhe muajsh demonstratash kundër qeverisë socialiste, policia dhe civilët janë përleshur përsëri në kryeqytetin shqiptar, Tiranën. Bëhet fjalë për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar të ndërtuar në vitin 1939 pas sheshit “Skënderbej”. Lëvizja "Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit" ka mbrojtur teatrin që nga e mërkura.

Ndërtesa historike duhet të shkatërrohet dhe të zëvendësohet nga 6 rrokaqiej. Marrëveshja është kryer me një kompani private, e cila merr përsipër projektin, por edhe ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar në shesh.

Shitja e pronës prej 8500 metrash katrorë është shumë e diskutueshme. Qeveria shqiptare dhe Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, thanë se gjithçka ishte bërë në shërbim të popullit. Lëvizja teatrore akuzon qeverinë për veprimtari kriminale dhe ka lëshuar një manifest që bën thirrje për mbështetje ndërkombëtare” – shkruan gazeta gjermane që më pas publikon edhe një intervistë me Besian Peshën, një nga përfaqësuesit e shoqërisë civile. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksion 'blic' në Tiranë, 5 të arrestuar

Pas kontrolleve të befasishme në të gjithë territorin e kryeqytetit për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që kryejnë vjedhje apo vepra të tjera penale, pol...

15:48

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI