Flash

Fjolla Morina reagon për diskutimet e veshjes së saj provokuese

Lapsi.al 26 July 2019
Fjolla Morina reagon për diskutimet e veshjes së saj provokuese

Fjolla Morina ishte e ftuar për të performuar në qyetetin e Skënderajt. Edhe pse njihet për stilin dhe veshjet ekstravagante, ajo çka kishte zgjedhur këtë herë është sulmuar dhe kritikuar ashpër nga njerëzit. Fjolla kishte veshur një trupore, që ekspozonte trupin e saj. Por pas gjithë kritikave, Fjolla ka vendosur të reagojë vetë nëpërmjet një shkrimi në Instagram:

“Sot jam zgjuar me disa tituj portalesh të tmerrshme që i referoheshin dukjes dhe performancës time në Skënderaj! Wawwww nuk po i besoja syve tek lexoja disa prej tyre.Me pak fjalë historia është kjo: Fjolla Morina është një këngëtare performuese e një zhanri të caktuar muzike.Ka një stil të sajin dhe nuk dëmton askënd që zgjedh të performoj në një qytet me një veshje të cilën nuk e ka për herë të parë. Kam performuar dhe kënduar siç bëjnë të gjithë këngëtaret e zhanrit tim.Për mua të gjitha skenat janë njesoj. Ata që kishin ardhur në shesh ishin aty për të parë e dëgjuar Fjollën që shohin në TV, jo Fjollën që doni ju. Po e theksoj dhe një herë isha mbrëmë në Skënderaj e ftuar si artiste për të performuar, jo për të dhënë intervistë. Por nuk më çudit fakti që kaq shumë ju ka bërë përshtypje veshja ime si e Rita Orës kur performoi në Prishtinë.Ju keni problem me çdo këngëtare që performon me një trupore. Tani ju ça bëni? Merrni “gura” dhe qëlloni. Të gjitha këngëtaret vishen me një body, këndojnë në Tiranë,Prishtinë, Ferizaj, Gostivar, Tetovë,Prizren.Pse nga ndryshon Skënderai nga të gjitha këto qytete? Unë i këndoj shqiptarëve kudo që janë pa dallim vendi, për mua janë të gjithë publiku im. Pse nuk i lexova këto komente kur këndoja në Prishtinë ose në Tiranë a kudo qoftë ku ka shqiptare?!!! E di çka po ju them, Kosovës nuk i vijnë problemet pse Fjolla këndoi me një body,Kosovës i vinë problemet nga njerëzit e prapambetur të cilët drejtojnë gishtin nga të gjithë, vetëm nga vetja jo. Po po,nga ju që bëni shkrime moraliste e pastaj ju shohim në TV, ku shani e shfryni njëri-tjetrin me fjalorin më të keq që dini. Aty duhet t’i keni kujdes fëmijët jo në një koncert. Faleminderit publikut që ishin aq të shumtë e më keni prit aq mirë! Po ju them dhe të fundit: Sa për patriote, unë jam 1000 herë më shumë se disa që hiqen të tillë.”

Të këshilluara

Kylie Jenner, më e paguara e instagramit

Tashmë që Instagrami ka futur risinë ku nuk do mundet më të shfaqet numri i pëlqimeve në foto, influencuesit kudo në botë po shfaqin shqetësimet e tyre pasi mun...

16:20

Leona Lewis i jep fund beqarisë

Leona Lewis këtë fundjavë i jep fund beqarisë. Këngëtarja do të celebrojë me martesë, historinë e saj 9-vjeçare të dashurisë me partnerin e saj, Dennis Jauch. ...

16:03

E vërteta e botoxit në fytyrën e Kate

Gjithçka nisi nga një foto e publikuar nga kirurgu plastik Dr. Munir Somji, ku tregonte ndryshimin “para/pas” të ballit të Kate. “Kate e dashuron pak botoks....

14:43

Roza Lati: Si filloi mardhënia ime me Stinen

Roza Lati dhe Stine janë padyshim një ndër çiftet më të komentuar të showbizit shqiptar, të cilët edhe vite pas ndarjes së tyre, bënë bujë të madhe në media çdo...

10:19

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI