Flash

Çani ironizon Ramën: Merri me hu aktorët dhe vendos regjimin se na lodhe...

Lapsi.al 26 July 2019
Çani ironizon Ramën: Merri me hu aktorët dhe vendos regjimin se

Moderatori Arian Çani ironizon kryeministrin Edi Rama në një status në Facebook, lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar. Në komentin e postuar në faqen “Zonë e Lirë” ai i thotë Ramës me ironi ti marrë “me hu këta pak aktorë dhe artistë që kanë zaptuar Theatron dhe ta shembësh atë godinë”.

Postimi i plotë:

"O Ram pash Zotin, a do ti marrësh me hu këta pak aktorë dhe artistë që kanë zaptuar Theatron dhe ta shembësh atë godinë se boll më. Ose vendos tamam Rregjim ose hap krahun plak. Se na lodhe. Jo për gjë por edhe unë fitoj një super bast me një tip me shum leka të cilit i kam thënë se Rama është trim dhe s’pjerdh më për njeri në këtë botë.

Edhe katundi shpëton njëher e mirë nga dilema: Jemi tashmë apo s’jemi akoma në Rregjim. Aman Ram. Vendos. Se kështu as mut as shurrë, është trishtim i madh. Jepi Ram. Të mbarojmë punë. Të shpëtosh dhe ti, të shpëtojnë dhe ata që shpresojnë akoma. Jepi Ram. Çdo orë që kalon dhe ti s’vepron, e ke në disfavor” – shkruan Çani.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

The Albanian Files: Anatomia e "rilindjes arkitekturore" të Edi Ramës

I prezantuar si një album i transformimit arkitekturor të Shqipërisë, libri “The Albanian Files” hedh dritë mbi rolin e kryeministrit Edi Rama dhe vartësve të tij në përzgjedhjen e arkitektëve me famë botërore për projektet private të kullave në Tiranë dhe resorteve në bregdet.

20:59

Me sytë katër

PAPARAZZI