Flash

“Zëri i Amerikës”: Përpjekja e fundit e qeverisë kundër gjobës 110 milionë € të Becchetti-t

Lapsi.al 25 July 2019
“Zëri i Amerikës”: Përpjekja e fundit e qeverisë

Autoritetet shqiptare kanë afat deri më 20 gusht për të kundërshtuar vendimin e marrë nga Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, në favor të sipërmarrësit italian Francesco Becchetti dhe disa kompanive dhe ortakëve të tij, nënës së tij Liliana Condomitti dhe bashkëpunëtorëve Mauro de Renzis dhe Stefania Grigolon, për mbylljen e televizionit “Agon” pak vite më parë.

ICSID dënoi Shqipërinë me 110 milion euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte “motivuar politikisht”. Vendimi u mor në 24 prill. Dy muaj më vonë, Avokatura e Shtetit njoftoi “fillimin e procedurës së konkurrimit për përzgjedhjen dhe kontraktimin e avokatit ose të zyrës së avokatisë vendase ose të huaj...” me qëllim “përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të procesit të anulimit të një vendimi arbitrazhi në ICSID”.

Anulimi është një formë e jashtëzakonshme rekursi e parashikuar në mbrojtje të parimeve themelore juridike që lidhen më një proces. Një palë mund të kërkojë anulimin e plotë ose të pjesshëm të një vendimi duke u mbështetur së paku në një prej 5 rasteve të parashikuara nga vetë rregullat e ICSID-së: kur trupa gjykuese nuk është formuar në mënyrë korrekte; kur ajo ka tejkaluar hapur pushtetin e saj; kur është konstatuar rast korrupsioni nga një prej anëtarëve; kur është vënë re devijimi nga një prej rregullave bazë të procedurave dhe kur vendimi nuk ka mundur të dëshmojë motivet mbi të cilat është bazuar.

Nuk dihet se në cilën nga këto klauzola do të mbështetet pala shqiptare në kundërshtimin e vendimit, i cili përfaqëson vlerën më të lartë me të cilën Shqipëria është dënuar nga një gjykatë arbitrazhi. /VOA

Të këshilluara

Aksident në Elbasan, tre të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur pasi një kamion, që drejtohej nga një shtetas maqedonas, u përplas me një Benz në aksin rrugor Elbasan-Peqin Të plagosuri...

18:54

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI