Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa akuzon kryeministrin Edi Rama se mashtron kur flet për projektet e Bulevardit dhe Pazarin e ri, të cilat sipas Zhupës, janë vepra të nisura nga Lulzim Basha si kryebashkiak i Tiranës.
“Edi Rama është një mashtrues arrogant dhe hajdut psiqik që ka vetëm një ideal, një aspiratë, një moral: paranë. Për para po grabit dhe shet gjithë Shqipërinë. Për para bën aleancë me krimin dhe me çdokënd”, - shkruan Zhupa në postimin e saj.