Flash

Tre statuset e çoroditura të Edi Ramës për teatrin

Lapsi.al 25 July 2019
Tre statuset e çoroditura të Edi Ramës për teatrin

Mesazhet me fjalë të Edi Ramës për çështjen e Teatrit, kanë qenë po aq të çakorduara sa edhe aksionet e policisë së Sandër Lleshit.

Nëse uniformat blu herë sulmonin dhe herë tërhiqeshin, herë, rrethonin godinën dhe herë hapnin dyert, herë kërkonin ti linin pa bukë dhe ujë dhe dritë protestuesit e pastaj bëheshi ëngjëj, edhe kryeministri ka dhënë mesazhe kontradiktore.

Ai i ka kushtuar së paku tre statuse protestës së djeshme.

Në të parën ai i shpërfilli ata që duan të rruajnë godinën nga prishja thjeshtë si minorancë. “Asnjë minorancë nuk mund të marrë peng asgjë e askënd në këtë vend. Me gjithë respektin për një minorancë aktorësh teatri dhe politikanësh që s’kanë hyrë kurrë në teatër, po janë mësuar të bëjnë teatër me çdo gjë, Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet si plan e përgjegjësi qeverisëse. Teatrin e ri Kombëtar e kërkon kryeqyteti, vendi, kombi e shumica e komunitetit të artistëve të skenës. Njësoj si Stadiumi i Ri kombëtar ai do të jetë një gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë që duam. Kush s’është dakord është i respektuar, po s’ka as mandat as të drejtë të pengojë”, shkroi Rama.

Menjëherë pas tij u përgjigjën artistët që i përmendën se në zgjedhjet e fundit nuk ka marrë as 20% dhe për këtë e ftuan që para se të bëjë ligje antikushtetuese, më mirë të organizojë një referendum për Teatrin. Por një fshikullim filozofik i bëri studiuesi Aurel Plasari: “Kryeshërbëtori i pretenduar i qytetarëve shqiptarë fucked sot edhe një herë publikisht parimin bazë simbas të cilit funksionon demokracia: parimin e sundimit TË KUFIZUAR të cilësdo shumicë, parim aspak i ri, sepse karakteristikë bazike e demokracisë është dhënia e së drejtës së shprehjes politike pakicave dhe e mbajtjes parasysh të fjalës së tyre” shkruajti ai duke cituar Lordin Acton, Guglielmo Ferrero-n. dhe Sartorin për rrolin e pakicave në demokraci.

Por, pasi doli zbuluar me postimin e parë i cili kërkonte edhe një përgatitje filozofike kryeministri zgjodhi te luajë në rafshin emocional. Me një status të ri ai tentoi të jepte mesazhin se sa herë janë kundërshtuar me forcë, projektet e rilindjes kanë rrezultuar të suksesshme. “Zoti u shtoftë inatin, që të na shtojnë takatin” tha Rama që postoi një video që e ka përdorur që në 1998 kur u bë ministër kulture, me modelin si ishte si i bë.

Teatri/ Rama nxjerr videon: Zoti iu shtoftë inatin, ne takatin

Por megjithëse në këtë video ka gënjeshtra, se përshembull projektin e Pazarit të Ri të filluar nga bashkia e Bashës nuk e ka kundërshtuar askush, aty mungonin edhe disa projekte ku takati i Ramës ka rrezultuar si grabitje për shqiptarët. Aty nuk ishin rreshtuar as tenderi me letra fallco i unazës së re, as autostarda Milot Balldren ku kilometi kushton dy fish më shtrenjtë se në Gjermani, 15 milion euro dhe as koncesionimi i Rrugës së Kombit.

Ndoshta pasi e pa se edhe kjo ndërhyrje nuk ishte bindëse, Edi Rama vendosi të komunikojë për herë të tretë. Si kundërpeshë diletanteske ndaj Plasarit që i përmendi Sartorin dhe Lordin Acton, Rama tregoi se ka lexuar Paulo Cohelon. Ai citoi atë: “Disa persona jetojnë vazhdimisht në luftë me të tjerët, me vetveten, me jetën e tyre!Për këtë arsye shpikin vepra teatrale imagjinare, skenarin e të cilave e përshtasin me sikletet e tyre”.

foto galeri

Por, sado relative të jetë thellësia e shkrimtarin brazilian, po ta marrim atë të mirqenë, shprehja e Cohelos i përshtatet me shumë cituesit të saj. Sepse ai është vetëmi njeri që është sot në luftë edhe me presidentin edhe me opozitën edhe me prokurorët që hetonin Tahirin edhe me policët e paktë që denoncuan kanabizimin edhe me kazanin mediatik edhe me Bildin edhe me Zërin e Amerikës, pra me këdo që tenton ta pengojë të grabisë. Prandaj edhe fabula e teatrit imagjinar, se ai po lufton i vetëm kundër të gjithëve për të bërë Shqipërinë, nuk bind më askënd.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI