Flash

"Toyota Yaris"/ Basha përfundon dëshminë para belgëve: Dhashë më shumë informacion se në publik

Lapsi.al 25 July 2019
"Toyota Yaris"/ Basha përfundon dëshminë para

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përfunduar dëshminë prej më shumë se 2 orë e gjysmë para prokurorëve belgë, që mbërritur në Shqipëri ditën e djeshme për të hetuar mbi dosjen e njohu si “Toyota Yaris”.

Në një dalje për mediat, Basha pa dhënë asnjë detaj rreth dëshmisë së tij, bëri me dije se kishte dhënë informacion të plotë mbi çështjen në fjalë, duke tejkaluar të dhënat e bëra publike në deklaratat e tij të mëhershme.

Dhashë informacione të plota mbi “Toyota Yaris”, më shumë nga ç’dhashë në publik. Taulant Balla duhet të ishte në pranga. Ky është problem jo vetëm politik, por dhe ekonomik, sepse ndikon në stabilitetin e vendit...Qeveria e Edi Ramës dhe vetë Edi Rama janë vënë në shërbim të pastrimit të parave të drogës dhe krimit.”- tha Basha para gazetarëve.

Më tej, shefi i opozitës u shpreh se gjithçka po kryhet nga qeveria me synim pastrimin e parave të pista të drogës. Basha përsëriti se programi i PD-së ka për qëllim gjurmimin e këtyre parave dhe vënien përpara përgjegjësive të personave të përfshirë në këto afera kriminale.

Gjithcka që po kryhet sot është në funksion të pastrimit të parasë, tenderat dhe gjithçka po bëhet për pastrimin e parave të pistave të drogës dhe krimit. Synimi kryesor i Ramës është që përmes bashkëpunimit me krimin e organizuar të akumulojë sa më shumë para dhe pushtet për veten dhe ologarkët e tij.”- tha ndër të tjera kryedemokrati.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI