Flash

Teatri/ Ramës i "mbarojnë" fjalët, citon ish-deputeten e PD: Ç’më duhet mua a ka kulla, dua godinë të re

Lapsi.al 25 July 2019
Teatri/ Ramës i "mbarojnë" fjalët, citon ish-deputeten

Kryeministri Edi Rama vijon të reagojë nëpërmjet citimeve në rrjetet e tij sociale në lidhje me qendresën e komunitetit të artistëve dhe të dhjetra qytetarëve kundër shembjes së godinës aktuale të Teatrit Kombëtar.

Në një postim në llogarinë e tij në “Facebook”, ndërsa vazhdon t’i quajë “një minorancë” protestuesit dhe kundërshtuesit e projektit për ndërtimin e Teatrit të ri, Rama i referohet qendrimit të aktores, dhe ish-deputetes së Partisë Demokratike në legjislaturën 2009-2013, Raimonda Bulkut, e cila më herët është shprehur se nuk i intereson aspak çfarë ndërtohet rreth teatrit, pasi sipas saj mjafton që të ndërtohet një godinë e re.

Statusi i plotë i Ramës:

Minoranca e zhurmshme dhe e verbër teatralo -politike, nuk përfaqëson asfare opinionin e shumicës së komunitetit të artistëve të skenës, për projektin e Teatrit Kombëtar!

Ja çfarë mendon një aktore e njohur e skenës kombëtare, e cila jo vetëm s’ka asnjë lidhje me këtë shumicë qeverisëse, po ka qenë aktive si qytetare qysh në kohën e ndryshimeve historike dhe më pas edhe si deputete, në radhët e Partisë Demokratike:

RAIMONDA BULKU

Aty duhet të ketë një teatër shumë të mirë, ç’më duhet mua se çfarë ndërtohet anës teatrit, apo mbi teatër. Në qiell le të ndërtohet, s’kam ndonjë gjë; unë dua të ndërtohet një teatër. Nuk ka rëndësi fare se çfarë. Godina e teatrit duhet shembur, pa dyshim. Ne po përjetojmë kushte mizerabël. Unë nuk e di se si punojmë aty, është turp të punosh aty. Tani që u gjet Turbina, shumë mirë, ajo sallë është për atë zonë, atë lagje dhe si ajo duhet të ndërtohet edhe një në Kombinat, edhe një në Laprakë, që padyshim është një lagje afër Tiranës. Unë do të dëshiroja që të ngrihet një Teatër i ri Kombëtar, me parametra të tjerë.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI