Flash

Teatri Kombëtar/ Reagon sërish Rama, akuzon Bashën: Po përshtat skenarin…

Lapsi.al 25 July 2019
Teatri Kombëtar/ Reagon sërish Rama, akuzon Bashën: Po

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ditën e sotme lidhur me përshkallëzimin e tensioneve të ndodhura dje në sheshin e Teatrit Kombëtar, ku pati përplasjeve fizike mes forcave policore me qytetarët protestues dhe komunitetit të artistëve në qendresën kundër shembjes së godinës.

Teksa një ditë më parë i cilësoi si “minorancë” opozitën e bashkuar joparlamentare dhe artistët, duke theksuar se nuk do të tërhiqej nga projekti për ndërtimin e Teatrit të ri, kreu i qeverisë shkruante pak orë më parë në një postim tijin “Zoti u shtoftë inatin, që të na shtojnë takatin”, duke nënkuptuar këmbënguljen dhe vendosmërinë për të vijuar me shembjen e TK-së.

Ndërsa, në një postim të radhës në "Facebook, duke iu referuar shprehjes së shkrimtarit brazilian, Paulo Coelhos, Rama flet për njerëz që jetojnë gjithmonë në luftë me të tjerët dhe veten, e kjo, sipas tij i bën të shpikin vepra teatrale imagjinare.

Më tej në statusin e tij, kreu i qeverisë akuzon kryedemokratin Lulzim Basha, i cili qe iu bashkua dje artistëve dhe qytetarëve në protestën në mbrojtje të godinës ekzistuese të TK-së.

Postimi i Ramës: 

Disa persona jetojnë vazhdimisht në luftë me të tjerët, me vetveten, me jetën e tyre!

Për këtë arsye shpikin vepra teatrale imagjinare, skenarin e të cilave e përshtasin me sikletet e tyre.

Paulo Coelho

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI