Flash

Shqipëria heq vizat me shtetin që ka sipërfaqe sa një lagje e Tiranës

Lapsi.al 25 July 2019
Shqipëria heq vizat me shtetin që ka sipërfaqe sa një lagje

Shqipëria ka hequr vizat me Federatën e Shën Kristoferit (St. Kitts) dhe Nevisit. Qeveria shqiptare miratoi vendimin që u bë publik sot.

"Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Federatës së Shën Kristoferit (St. Kitts) dhe Nevisit, për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyrtare dhe të zakonshme,"-shkruhet në njoftim e bërë publik në faqen zyrtare të Kryeministrisë.

Vendimi do hyjë në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Federata ndodhet në Karaibe dhe përbëhet nga dy ishuj Shën Kristoferit dhe Nevisit. Ajo ka sipërfaqe prej 261 km2, ndërsa kryeqyteti ynë ka sipërfaqe 1.110.03 km2.

Nuk dihet ende arsyeja e marrjes së këtij vendimi dhe çfarë e lidh këtë Federatë me shtetin tonë.

Federata është shteti sovran më i vogël në hemisferën perëndimore, përsa i përket sipërfaqes dhe popullsisë.

Të këshilluara

Aksident në Elbasan, tre të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur pasi një kamion, që drejtohej nga një shtetas maqedonas, u përplas me një Benz në aksin rrugor Elbasan-Peqin Të plagosuri...

18:54

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI