Flash

"Ruaj historinë", Bulku përgënjeshtron Ramën: Teatri të mos shembet

Lapsi.al 25 July 2019
"Ruaj historinë", Bulku përgënjeshtron Ramën:

Rama i nxori deklaratën për Teatrin, reagon Raimonda Bulku: Ruaje historinë. Jam larg dhe më vjen keq që…

Aktorja dhe ish-deputetja e Partisë Demokratike, Raimonda Bulku, ka përgënjeshtruar kryeministrin Edi Rama, i cili në një postim tijin të pak orëve më parë, i referohej qendrimit të mbajtur prej saj në lidhje me projektin për ndërtimin e një Teatri të ri.

Ja çfarë mendon një aktore e njohur e skenës kombëtare, e cila jo vetëm s’ka asnjë lidhje me këtë shumicë qeverisëse, po ka qenë aktive si qytetare qysh në kohën e ndryshimeve historike dhe më pas edhe si deputete, në radhët e Partisë Demokratike:

RAIMONDA BULKU

Aty duhet të ketë një teatër shumë të mirë, ç’më duhet mua se çfarë ndërtohet anës teatrit, apo mbi teatër. Në qiell le të ndërtohet, s’kam ndonjë gjë; unë dua të ndërtohet një teatër. Nuk ka rëndësi fare se çfarë. Godina e teatrit duhet shembur, pa dyshim. Ne po përjetojmë kushte mizerabël. Unë nuk e di se si punojmë aty, është turp të punosh aty. Tani që u gjet Turbina, shumë mirë, ajo sallë është për atë zonë, atë lagje dhe si ajo duhet të ndërtohet edhe një në Kombinat, edhe një në Laprakë, që padyshim është një lagje afër Tiranës. Unë do të dëshiroja që të ngrihet një Teatër i ri Kombëtar, me parametra të tjerë.vijon të reagojë nëpërmjet citimeve në rrjetet e tij sociale në lidhje me qendresën e komunitetit të artistëve dhe të dhjetra qytetarëve kundër shembjes së godinës aktuale të Teatrit Kombëtar.”- citonte Rama në një status në llogarinë e tij në “Facebook”.

Ndërsa, aktorja në kundërpërgjigje shkruan se i qëndron deklaratave të saj, por shton se është ruajtjes së godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar, krahas ndërtimit të një teatri të ri.

Postimi i Bulkut

Une jam per nje teater te ri, dhe i qendroj deklaratave te mia, por jo ne dhunim te ligjeve, kolegeve, miqve e shokeve te mi!

Respekto traditen!

Ruaje historine!

Nderto teater te ri, jo duke shkulur te vjetrin! Jam larg dhe me vjen keq qe mungoj te jem mes kolegesh ne teater …!!!! Ne krahet e mi mbaj mbesen time qe me mrekullon dhe deshiroj qe te behet aktore teatri….!!!

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI