Flash

Policia e Kosovës arreston 18 persona për armëmbajte pa leje

Lapsi.al 25 July 2019
Policia e Kosovës arreston 18 persona për armëmbajte pa leje

Policia e Kosovës arrestoi të mërkurën 18 persona nën dyshimet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe konfiskoi një sasi armësh në disa zona të vendit.

Operacioni i arrestimeve pasoi hetimet disamuajshe dhe të gjithë të arrestuarve u është shqiptuar masa a ndalimit prej 48 orësh. “për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transporti, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,thuhet në një njoftim të prokurorisë së shtetit.

Gjatë operacionit, sipas prokurorisë “janë sekuestruar deri më tani tridhjetë e shtatë revole, tetë armë gjuetie, tri pushkë automatike AK-47 , dy armë gjysmë automatike, shtatë armë tjera të gjata, një pushkë ajrore, tetëmbëdhjetë (18) karikator, pjesë të ndryshme të armëve (tyta të revoleve), një sasi e madhe e fishekëve, rreth nëntë mijë (9,000) copë të kalibrave të ndryshëm. Po ashtu, janë sekuestruar para në vlerë prej rreth 10 mijë eurosh si dhe dy makina”.

Armëmbajtja pa leje vazhdon të jetë shqetësim në Kosovës, sikurse edhe në pjesë tjera të Evropës Juglindore, duket edhe si trashëgimi i luftërave të viteve të 90-ta.

Në dhjetor të vitit të kaluar, ministria e Punëve të Brendshme në KOsovë filloi një fushatë gjashtëmuajshe për legalizimin e armëve të paligjshme. Vlerësimet edhe të organizatave ndërkombëtare flasin se në duart e qytetarëve të Kosovës mund të jenë rreth 260 mijë armë të tilla.

Ligjet në fuqi parashohin gjoba deri në 7 mijë e 500 euro ose dënime deri në pesë vjet heqje lirie për armëmbajtje pa leje./VOA/

Të këshilluara

Aksident në Elbasan, tre të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur pasi një kamion, që drejtohej nga një shtetas maqedonas, u përplas me një Benz në aksin rrugor Elbasan-Peqin Të plagosuri...

18:54

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI