Flash

Në pranga 3 protestues të "Astirit", banori: Më tërhoqën zvarrë, ja si më shqyen

Lapsi.al 25 July 2019
Në pranga 3 protestues të "Astirit", banori: Më

Tre banorë të zonës së Astirit janë arrestuar pranë Gjykatës Penale në Tiranë, ku ndodheshin për të kërkuar lirimin e dy anëtarëve të familjes Ferati, babë e bir, të arrestuar tre ditë më parë në ambientet e banesës e tyre.

Ndërkohë, banorë të tjerë të Astirit të mbledhur pranë Gjykatës, pretendojnë se janë dhunuar nga forcat e rendit, të veshur si persona civil dhe të papajisur me asnjë dokument përkatës.

Më tërhoqën zvarrë shikoni si mi kanë grisur rrobat, si më kanë shqyer, edhe krahun ma kanë thyer fare, ja shikoni gërvishtjet.  Ne kemi të gjitha dokumentat, na dhunojnë në mes të ditës, hajde shkojmë tek Drejtoria e Policisë, të na arrestojnë të gjithëve,. Dilni shikoni pas orës 21:00 të darkës se si lëvizin të veshur civil dhe tmerrojnë fëmijët, nuk fklejnë gjumë nga frika. Ne ishim në mbështetje të familjes Ferati që janë masakruar. Erdhën 30 civila mes 100 banorëve, çfarë do të bëjmë, kot e kanë me ne, ju lutem juve të medias transmetoni gjithçka, hajdeni filmoni pas orës nëntë të shikoni çfarë tmerri përjetojmë. Këtë arrijnë ta bëjnë këtu tek Prokuroria”, tha njëri nga banorët.

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI